Flash News

E-TJERA

Alimehmeti: Kur të vaksinohen të gjithë personat mbi 18 vjeç arrihet imuniteti i popullatës

Alimehmeti: Kur të vaksinohen të gjithë personat mbi 18

Situata e COVID-19 në vend duket se po shkon drejt përmirësimit, por epidemologu Ilir Alimehmeti i trembet ditës së zgjedhjeve, e cila mund të shënojë fillimin e një vale të tretë të koronavirusit

“Dita më e vështirë do të jetë ajo e vorimit. Në fushatë mund të kesh me qindra në grumbullime, ndërsa ditën e zgjedhjeve do të jenë 1,6 milionë shqiptarë të grumbulluar. Nëse do të ndodhë diçka nga ky element, ne do ta kuptojmë efektin javën e tretë apo javën e katërt të majit”, shprehet Alihmehmeti për A2

Sipas Alimehmeti jemi shumë larg imunizimit të popullatës dhe kjo sipas tij do të arrihet vetëm kur të jenë vaksinuar të gjithë personat mbi 18 vjeç.

“Një vaksinë duhet të jetë të paktën 80% efikase dhe t’u bëhet të paktën 75% të popullatës, që të ketë mundësinë të zhdukë një valë të koronavirusit pa pasur nevojë për masa të tjera, pasi ky është synimi. Ne jemi shumë larg të përdorimit të një vaksinë të paktën 80% efikase në 75% të popullatës. Kjo do të thotë se të gjithë personat mbi 18 vjeç të jenë të vaksinuar. Asnjë vaksinë nuk e ka efektivitetin 100%. Ne duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat” shprehet Alimehmeti.

Të fundit