Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit

2023-shi po shfaq tiparet e një viti tranzicioni në zhvendosjen në rritje të normave të interesit në tregun financiar shqiptar. Vitin e kaluar, si përgjigje ndaj inflacionit të lartë, Banka e Shqipërisë nisi një cikël të shpejtë të rritjes së normave të interesit.
Norma bazë u rrit nga 0.5% në 2.75% brenda vitit 2022 dhe kjo shkaktoi efekte të shpejta në çmimin e produkteve financiare. Yield-et e bonove dhe obligacioneve u rritën shumë shpejt dhe u bënë mjaft joshëse për investitorët e vegjël, duke ndikuar në rritje të fortë të investimeve të tyre në këto instrumente.
Kjo tendencë ndikoi ndjeshëm normat e interesit të depozitave dhe të kredive. Duke parë mundësinë e investimit në aktive me kthime më të larta, por edhe rrezikun e rrjedhjes së depozitave, bankat reaguan relativisht shpejt në rritjen e normave të interesit të depozitave.
Për sa i takon kredisë, përcjellja ishte edhe më e drejtpërdrejtë, sepse në shumicën e rasteve, norma e interesit të kredive afatgjata me interes të ndryshueshëm ndërtohet pikërisht mbështetur mbi yield-et e bonove të thesarit.
Në këtë kuptim, tendencat normave të interesit gjatë vitit 2022 dhe sidomos në gjysmën e dytë të tij ishin të përvijuara më qartë.
Viti 2023 solli frenim, deri diku të papritur, në procesin e normalizimit monetar dhe zhvendosjes së normës bazë të interesit pranë nivelit neutral teorik. Këtë vit, Banka e Shqipërisë e ka rritur vetëm një herë normën bazë të interesit, me 0.25 pikë përqindje.
Norma bazë aktualisht është në nivelin 3%, në nivele ndjeshëm më të ulëta se normat e aplikuara nga Banka Qendrore Europiane, Rezerva Federale dhe bankat e tjera qendrore të ekonomive të mëdha.
Frenimi i Bankës së Shqipërisë mund të shpjegohet pjesërisht me tendencën e rënies të inflacionit, që ishte gjithsesi e pritshme, edhe për shkak të efektit të bazës krahasuese dhe qetësimit të tregjeve të lëndëve të para nga goditja e fortë që shkaktoi sulmi i Rusisë në Ukrainë.
Ndoshta elementi kryesor që ka ndikuar ngadalësimin e rritjes së normave të interesit ka qenë forcimi i paprecedentë i Lekut në kursin e këmbimit valutor, sidomos kundrejt Euros.
Megjithëse ka pranuar se tashmë presionet inflacioniste po vijnë kryesisht nga ekonomia e brendshme, Banka e Shqipërisë ka preferuar t’ia besojë pjesërisht Lekut të fortë “punën” për të zbutur inflacionin.
Një rritje e mëtejshme e normave të interesit teorikisht është një faktor që do të nxiste mbiçmimin e mëtejshëm të Lekut.
Duke parë shqetësimet e mëdha mes sektorëve eksportues të ekonomisë, Banka e Shqipërisë ndoshta e ka vlerësuar frenimin e rritjes së normave të interesit si një masë balancuese, për të mos rënduar më shumë humbjet në eksporte nga forcimi i monedhës.
Frenimi i Bankës së Shqipërisë është reflektuar në një rënie të shpejtë të yield-eve të instrumenteve të borxhit të qeverisë.
Yield-et bonove 12-mujore, si kurrë më parë, janë pothuajse në nivelin e normës bazë të interesit. Frenimi i yield-eve është reflektuar në një ngadalësim të ndjeshëm në rritjen e normave të interesit të depozitave dhe kredive.
Një situatë e tillë e ka bërë më sfiduese vendimmarrjen dhe parashikimet e investitorëve. Dy vite më parë, rritja e normave të interesit dukej larg dhe pronat dukeshin një alternativë më joshëse, duke parë kushtet shumë të favorshme të financimit dhe rritjen e çmimeve të tyre.
Vitin e kaluar, rritja e shpejtë e interesave e bëri shpejt shumë më tërheqës investimin në instrumente financiare të borxhit. Këtë vit, frenimi i rritjes së normave po sjell një lloj situate të ndërmjetme.
Depozitat dominojnë, por 2022 solli kërcim të investimit në bono
Depozitat bankare vazhdojnë të jenë produkti mbizotërues ku mbahen kursimet e individëve dhe as epoka e gjatë e normave minimale të interesit nuk e lëkundi shumë këtë prirje.
Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë dhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), depozitat përbëjnë rreth 86% të vlerës totale të investimeve financiare të individëve shqiptarë, me vlerë totale 1.2 trilionë lekë.
Produkti i dytë më i preferuar janë Bonot dhe Obligacionet e qeverisë shqiptare, që përbëjnë rreth 10% të investimeve financiare të individëve, për një shumë totale prej më shumë se 138 miliardë lekësh.
Vijojnë kuotat në fondet e investimit, me 46 miliardë lekë, ose 3% të totalit dhe obligacionet me ofertë private, me një total prej 14 miliardë lekësh, ose afërsisht 1% të totalit të investimeve të individëve.
Rekord investimesh në bono, rritja e depozitave u ngadalësua
Investimet e individëve në instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare shënuan rritje të fortë vitin e kaluar, të nxitura nga rritja e shpejtë e yield-eve.
Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se për vitin 2022, blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve arritën në 49.6 miliardë lekë, me rritje rekord prej 216% krahasuar me një vit më parë.
Rritja ishte në nivele të ngjashme edhe në numrin e transaksioneve, që arriti në 16630, me rritje vjetore prej 222%.
Sipas llojit të instrumenteve financiare, kontributin kryesor e dha rritja shumë e lartë e investimit në bono thesari.
Shifrat e AMF-së tregojnë se vlera e blerjeve të bonove në tregun primar arriti në 39.8 miliardë lekë, me rritje vjetore prej pothuajse 462%.
Ndërkohë, investimi në obligacione arriti në 9.7 miliardë lekë, 73% më shumë krahasuar me vitin 2021.
Të dhënat e mësipërme u referohen transaksioneve të kryera nëpërmjet ndërmjetësve financiarë të licencuar nga AMF, kryesisht bankave tregtare.
Por, investimi në bono thesari mund të kryhet edhe nëpërmjet sporteleve të posaçme të Bankës së Shqipërisë. Megjithëse vendosi në vitin 2020 mbylljen e tyre, vitin e kaluar Banka e Shqipërisë e anuloi vendimin në fjalë, duke rikthyer shërbimin e investimit në bono thesari për individët.
Zgjerimi i shpejtë i investimit të individëve në bono dhe obligacione besohet se ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së fortë të yield-eve të këtyre instrumenteve gjatë vitit 2022.
Në muajin mars 2022, Banka e Shqipërisë nisi ciklin e normalizimit monetar, duke e rritur normën e interesit pesë herë brenda vitit dhe duke e çuar atë nga 0.5% në 2.75%.
Rritja u reflektua shumë shpejt, madje edhe u tejkalua në yield-et e titujve të borxhit qeveritar, sidomos në ato me maturim afatshkurtër. Pasiguria nga rritja e shpejtë e interesave dhe pritshmëritë për rritje të mëtejshme të tyre i çuan yield-et pranë niveleve më të larta të dekadës së fundit.
Rritja e yield-eve i bëri titujt qeveritarë shumë më tërheqës edhe për investitorët individualë. Një pjesë e depozituesve zgjodhën t’i tërheqin paratë e mbajtura në depozita bankare dhe t’i investojnë në bono edhe obligacione, në kërkim të kthimeve më të larta. Depozitat bankare në Lek shënuan rritje ndjeshëm më të ngadalësuar gjatë vitit 2022.
Një pjesë tjetër vendosën të shisnin kuotat në fondet e investimeve, që vitin e kaluar pësuan goditje të fortë nga rritja e yield-eve.
Kjo solli rënie të vlerës së aseteve neto të fondeve me rreth 40% vitin e kaluar. Këto statistika tregojnë se rritja e fortë e yield-eve gjatë vitit të kaluar, sidomos në periudhën gusht-nëntor, ka sjellë zhvendosje të investimeve të investitorëve të vegjël.
Megjithatë, që prej fundit të vitit të kaluar, tendenca e yield-eve të instrumenteve të borxhit qeveritar nisi gradualisht të binte.
Kjo rënie ka vazhduar gjatë gjithë pjesës së parë të vitit 2023. Deri në fund të tremujorit të parë 2023, statistikat treguan se rritja e investimeve të individëve në bono dhe obligacione ka vazhduar, edhe në inercinë e vitit të kaluar.
Megjithatë, rënia e ndjeshme e yield-eve besohet se po i bën gradualisht më pak joshëse këto investime dhe është e pritshme që rritja e investimeve në to të ngadalësohet ndjeshme në pjesën e mbetur të këtij viti.
Rritja e yield-eve i bëri titujt qeveritarë shumë më tërheqës edhe për investitorët individualë. Një pjesë e depozituesve zgjodhën t’i tërheqin paratë e mbajtura në depozita bankare dhe t’i investojnë në bono edhe obligacione, në kërkim të kthimeve më të larta.
Për herë të parë pas shumë vitesh, sektori u përball me një trysni të ndjeshme konkurruese te depozitat në Lek.
Megjithatë, depozitat bankare të individëve vazhduan të rriten, sidomos në segmentin në valutë të huaj, ku alternativat e investimit me rrezik të ulët janë të pakta. Nga ana tjetër, cikli i rritjes së normave të interesit u përcoll edhe te depozitat, pavarësisht se në përmasa më të kufizuara krahasuar me yield-et e bonove.
Vitin e kaluar, depozitat e individëve u rritën me 5.2%, nga afërsisht 8% që kishte qenë rritja një vit më parë.
Ngadalësimi i rritjes së depozitave i detyrohet konkurrencës nga instrumentet e borxhit të qeverisë, inflacionit të lartë që besohet se tkurri disi aftësinë e familjeve për të kursyer, por pjesërisht edhe efektit të kursit të këmbimit dhe veçanërisht zhvlerësimit të Euros ndaj Lekut.
Në shumicën dërrmuese, investitorët e vegjël shqiptarë vazhdojnë t’iu besojnë produkteve financiare më të sigurta. Depozitat bankare janë të siguruara me ligj deri në shumën e 2.5 milionë lekëve dhe deri në këtë shumë, vendosja e parave në bankë është një investim me rrezik 0.
Interesat e depozitave, rritja u frenua në pjesën e parë të këtij viti
Ngadalësimi i ndjeshëm i rritjes së normave të interesit të bankës qendrore këtë vit po përcillet edhe në normat e tjera të interesit të tregut financiar.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit të depozitave të reja në Lek për individët për prillin zbriti për të tretin muaj radhazi në 1.41%, nga 1.46% në muajin mars. Ky është niveli më i ulët i interesit mesatar të depozitave të reja në Lek që prej nëntorit të vitit të kaluar.
Normat e interesit të depozitave filluan të rriteshin pas ndryshimit të kursit të politikës monetare të Bankës së Shqipërisë, në mars të vitit të kaluar.
Rritja u nxit sidomos nga një rritje e shpejtë e yield-eve të bonove të thesarit të qeverisë shqiptare, që tërhoqi një rritje të fortë të investimeve direkte të individëve dhe krijoi më shumë konkurrencë për kursimet e publikut.
Kjo bëri që interesi mesatar për depozitat e reja të rritej në mënyrë të vazhdueshme deri në nivelin 1.54%, në janar të këtij viti. Por, duket se rënia e yield-eve të bonove dhe obligacioneve në gjysmën e parë të këtij viti po reflektohet në frenimin e rritjes së normave të interesit të depozitave.
Rënia e normës së interesit për depozitat e reja në muajt e fundit ka shkaktuar edhe frenimin e rritjes së normës mesatare të interesit për depozitat gjendje. Norma mesatare e interesit për depozitat me afat në Lek të individëve në prill arriti në 1.76%, në rritje shumë të lehtë nga niveli 1.75% i muajit mars.
Normat e interesit për depozitat në monedhën Euro paraqiten më të luhatshme, por ngelen në nivele ndjeshëm më të ulëta krahasuar me depozitat në Lek.
Në muajin prill, norma mesatare e interesit për depozitat e reja në Euro arriti në 0.76%, nga 0.64% në muajin mars. Megjithatë, edhe ky tregues është poshtë nivelit maksimal prej 0.85% që u shënua në muajin janar të këtij viti.
Në rastin e Euros, konkurrenca e produkteve të tjera financiare është më e dobët, sepse individët nuk kanë shumë alternativa investimi financiar me rrezik të ulët, siç ndodh me Lekun.
Gjithashtu, ndërmjetësimi në Euro për bankat ka kosto më të lartë, sepse Banka e Shqipërisë aplikon normë remunerimi zero për rezervat e detyrueshme në valutë, përveçse kërkon edhe nivele më të larta të këtyre rezervave.
Për këto arsye, normat e interesit për depozitat në Euro ngelen më të ulëta krahasuar me ato në Lek.
Për sa u takon normave maksimale të interesit të ofruara nga tregu për depozitat, mbështetur në normat e raportuara nga bankat tregtare në Bankën e Shqipërisë, depozitat 5-vjeçare në Lek kanë norma interesi që arrijnë deri në 3.6%, ndërsa ato në Euro, deri në 2.5%.
Fondet e investimit po marrin veten nga goditja e 2022
Viti 2022 ishte më delikati për fondet e investimit në Shqipëri, në historinë e tyre prej afërsisht një dekade.
Rritja e shpejtë e normave të interesit nga bankat qendrore dha efekt negativ në portofolin ekzistues të investimeve të këtyre fondeve, duke ulur kthimet dhe çmimet e kuotave.
Kjo ndikoi negativisht vlerën neto të aktiveve dhe në vijim i shtyu një pjesë të investitorëve të likuidonin kuotat dhe të tërhiqeshin nga fondet e investimit.
Sipas statistikave të AMF-së, asetet neto të këtyre fondeve (përjashtuar fondet e investimeve alternative) pësuan rënie me pothuajse 47% vitin e kaluar. Në vlerë monetare, llogaritet se në harkun e një viti, fondet e investimit humbën thuajse 34 miliardë lekë ose thuajse 300 milionë euro asete.
Efektet negative të vitit të rritjes së shpejtë të interesave u shfaqën qartë edhe në tkurrjen e numrit të anëtarëve, që ra në më pak se 29 mijë, pothuajse 28% më pak krahasuar me një vit më parë. Në një vit, më shumë se 11 mijë shqiptarë zgjodhën të dilnin nga fondet e investimit.
Kjo erdhi për shkak të rënies së kthimeve në vlera negative, por sidomos si rezultat i joshjes nga rritja e fortë e yield-eve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve të qeverisë shqiptare.
Vitin e kaluar, rritja e shpejtë e normave të interesit nga bankat qendrore u përcoll në rritje të yield-eve të instrumenteve financiarë.
Kjo u përkthye në një zhvlerësim të shpejtë të aseteve të fondeve të investimit, që konsistojnë në pjesën më të madhe në tituj borxhi. Të gjitha fondet e investimit vitin e kaluar u përballën me rënie të kthimeve vjetore në territor negativ.
Situata e vitit të kaluar e bëri edhe më të prekshëm problemin e alternativave shumë të kufizuara të investimit për fondet në Lek.
Asetet e fondeve janë të investuara në masën dërrmuese në obligacione dhe bono të qeverisë shqiptare. Në momentin kur yield-et në tregun primar nisën rritje të fortë, asetet e fondeve, të matura me vlerë tregu, pësuan rënie të fortë.
Natyrisht, momenti kur kthimet janë në rënie nuk përfaqëson momentin ideal për të dalë nga investimi. Por, rënia e kthimeve, me sa duket, ka pasur efekt të fortë psikologjik te një pjesë e madhe e investitorëve.
Sipas drejtuesve të shoqërive administruese të fondeve të investimit, investitorët shqiptarë janë shumë të ndjeshëm ndaj rënies së kthimeve nga investimi.
Ndikim të fortë në vendimin e 11 mijë investitorëve për të dalë nga fondet e investimit ka pasur edhe joshja nga rritja e shpejtë e yield-eve në ankandet e bonove dhe obligacioneve të qeverisë vitin e kaluar.
Megjithatë, të dhënat tregojnë se performanca e fondeve të investimit po përmirësohet gradualisht në muajt e parë të vitit 2023. Sipas të dhënave nga shoqëritë administruese, çmimi i kuotës është në rritje, ndërsa një pjesë e fondeve janë kthyer në territor pozitiv për sa i takon kthimit vjetor nga investimi.
Në muajin maj, fondi më i madh i investimeve në Lek, Raiffeisen Prestigj, raportoi një kthim vjetor pozitiv në masën 2.58%, ndërkohë që e pati mbyllur vitin 2022 me kthim negativ në masën 4.07%.
Edhe fondi tjetër i shoqërisë Raiffeisen Invest, Raiffeisen Vizion, raporton kthim vjetor pozitiv, në masën 3.84%, ndërkohë që e kishte mbyllur vitin 2022 me humbje vjetore në masën 8.82%.
Fondi Credins Premium ngelet në kthime negative, me -5.43%, por në përmirësim të lehtë nga niveli -6.77% i fundit të vitit të kaluar.
Fondi Albsig Standard, sipas të dhënave më të fundit, raporton kthim 1.12%, në përmirësim të ndjeshëm nga niveli -7.11% ku e pati mbyllur vitin 2022.
Mes fondeve në Euro, Raiffeisen Miks në muajin maj ofronte një kthim vjetor në masën 4.73%, ndërsa Raiffeisen Invest Euro, kthim vjetor në masën 3.01%.
Edhe fondi tjetër në Euro, WVP Top Invest, ofronte kthim edhe më të lartë, në masën 4.8%, por ky fond është i angazhuar në investimin në aksione, që përgjithësisht kanë luhatshmëri dhe rrezik më të lartë.
Frenimi i rritjes së yield-eve në gjysmën e parë të këtij viti ka sjellë gradualisht përmirësim të performancës së fondeve të investimit në Lek, pas efektit të parë negativ që kjo rritje solli vitin e kaluar, duke ulur vlerën e drejtë të portofolave ekzistues.
Fondet e pensionit, më të qëndrueshme ndaj luhatjes së interesave
Nëse fondet e investimit pësuan goditje të fortë nga rritja e normave të interesit, fondet e pensionit e kaluan pa “dhimbje” vitin e kaluar.
Kjo ndodhi për arsye kryesisht teknike. Fondet e investimit janë likuide dhe janë të detyruara t’i vlerësojnë asetet me vlerë të drejtë tregu, me bazë ditore.
Ndërsa për fondet e pensionit nuk ndiqet e njëjta logjikë, sepse në teori, fondet nga këto pensione nuk mund të tërhiqen deri në plotësimin e kushteve ligjore (minimalisht pesë vite para moshës ligjore të daljes në pension).
Në fakt, edhe asetet në fondet e pensionit mund të tërhiqen me ligjin aktual, por duke paguar penalitete që ulen gradualisht me kalimin e viteve.
Sidoqoftë, për shkak të natyrës së ndryshme, fondet e pensioneve lejohen që instrumentet financiare ku investohen asetet e tyre t’i kontabilizojnë si të mbajtura deri në maturim, me kosto të amortizuar, ndaj ato nuk ndikohen shumë nga luhatjet afatshkurtra të normave të interesit.
Mungesa e luhatjeve në normat e kthimit bëri që fondet e pensionit të vijonin ciklin e rritjes dhe numri i anëtarëve në fondet e pensioneve private u rrit me 8.6%.
Numri total i anëtarëve arriti në 36 518. Gjatë vitit 2022, fondeve private të pensioneve u janë shtuar rreth 2900 kontribuues, numër gjithsesi modest duke pasur parasysh shkallën e ulët të depërtimit të këtyre fondeve në Shqipëri.
Numri i anëtarëve në dekadën e fundit është rritur me pothuajse pesë herë, por kjo rritje ka ardhur mbi një bazë shumë të ulët dhe shkalla e pjesëmarrjes së punonjësve në këto fonde mbetet gjithsesi ende modeste.
Numri i individëve që kontribuojnë për një pension privat është sa afërsisht 2.8% e numrit të përgjithshëm të të punësuarve në vend (bazuar në të dhënat e Anketës e Forcave të Punës së INSTAT, fundi i vitit 2022).
Anëtarët në fondet e pensioneve private, deri tani, ndahen në dy grupe kryesore: kontribuues individualë dhe anëtarë të skemave profesionale të sigurimit, të ngritura nga punëdhënësit dhe që financohen pjesërisht apo plotësisht prej tyre, në formën e përfitimeeve për punonjësit.
Tregu i pensioneve private vazhdoi të rritet edhe në volumin e aseteve neto. Vlera e tyre në fund të vitit 2022 arriti në 5.7 miliardë lekë, ose rreth 49 milionë euro, në rritje me 24.3% krahasuar me një vit më parë.
Fondet e pensioneve private ngelen segmenti më i vogël i tregut financiar në Shqipëri. Kontributet e fondeve investohen kryesisht në obligacione të qeverisë shqiptare. Ndryshe nga sa ndodhi me fondet e investimeve, tregu i pensioneve private nuk pati pasoja negative nga rritja e normave të interesit vitin e kaluar.
Fondet e pensionit nuk i kontabilizojnë instrumentet financiare me vlerë të drejtë, por me kosto të amortizuar. Për këtë arsye, kthimet përgjithësisht janë më të qëndrueshme dhe nuk kanë luhatshmërinë që karakterizon fondet e investimit.
Obligacionet private vazhdojnë rritjen
Obligacionet me ofertë private ndoshta janë ndër risitë kryesore të tregut financiar në dekadën e fundit.
Përdorimi i këtyre instrumenteve u adoptua sidomos nga bankat, që kishin nevojë për t’i përdorur si element të kapitalit të tyre rregullator, për të mbështetur rritjen e mëtejshme.
Më tej, obligacionet u përdorën edhe nga kompani të tjera të sektorit financiar, por jo vetëm, me qëllim sigurimin e financimeve të nevojshme për aktivitetin e tyre.
Vlera e obligacioneve të shoqërive tregtare arriti rekord të ri në fund të vitit 2022. Sipas të dhënave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), portofoli i këtyre instrumenteve, i llogaritur si vlera e emetuar dhe ende e pashlyer, arriti në 14.1 miliardë lekë, ose pothuajse 123 milionë euro. Vetëm për vitin e kaluar, vlera e portofolit të obligacioneve është rritur me 4 miliardë lekë, ose 40.6%.
Sipas ligjit, obligacionet me ofertë private mund të emetohen nga shoqëritë aksionere dhe të ofrohen për shitje tek investitorë institucionalë dhe te një numër prej deri 100 individësh. Në Shqipëri, këto instrumente kanë nisur të përdoren për herë të parë në vitin 2011.
Emetues të këtyre instrumenteve janë, në pjesën dërrmuese, bankat dhe institucionet financiare. Bankat i kanë përdorur këto instrumente sidomos në funksion të nevojës për të rritur kapitalin rregullator.
Rregullorja “Për mjaftueshmërinë e kapitalit” i njeh instrumentet e borxhit të varur, si pjesë të kapitalit rregullator të bankave, deri në një të tretën e vlerës totale të kapitalit rregullator.
Në vitet e fundit, bankat janë përballur me rritje graduale të kërkesave për kapital, me hyrjen në fuqi të shtesave makroprudenciale të kapitalit dhe të kuadrit rregullator plotësues, i lidhur me skemën e ndërhyrjes së jashtëzakonshme.
Këto kërkesa të reja i kanë dhënë një shtysë edhe më të fortë rritjes së përdorimit të obligacioneve me ofertë private.
Vitin e kaluar, tregjet financiare u përballën me rritje të shpejtë të normave bazë të interesit nga bankat qendrore. Edhe për këtë arsye, disa prej bankave kanë nxituar të kryejnë emetimet e reja, për t’i paraprirë rritjes së mëtejshme të normave të interesit në tregje.
Më shumë se 60% e obligacioneve me ofertë private janë të emetuara në valutë të huaj, në rritje të mëtejshme nga niveli prej 52.8% që instrumentet në valutë fund të vitit 2021.
Të detajuara sipas monedhave, 39.9% e obligacioneve private janë të emetuara në Lek, 55.2% e obligacioneve janë në Euro dhe 4.9% në Dollar Amerikan.
Dominimi i Euros edhe në strukturën e obligacioneve me ofertë private lidhet me sasinë e madhe të kursimeve në monedhën europiane të mbajtura nga publiku shqiptar, por edhe norma interesi më të favorshme për emetuesit.
Në dy vitet e fundit, depozitat bankare në Euro kanë shënuar rritje të shpejtë, duke zgjeruar tepricën e likuiditetit në monedhën europiane. Bankat kanë joshur depozituesit për t’i investuar një pjesë të këtyre kursimeve në obligacionet e tyre, duke ofruar norma më tërheqëse interesi se depozitat.
Për këtë arsye, investitorët i kanë parë si një mënyrë e mirë për të diversifikuar investimet e tyre dhe për të siguruar kthime më të kënaqshme.
Obligacionet me ofertë private nuk mund të klasifikohen si një alternativë investimi për publikun e gjerë, përderisa sipas ligjit këto, instrumente mund të shiten vetëm nëpërmjet ofertave private për individë apo subjekte të përzgjedhura nga emetuesi.
Megjithatë, normat e interesit kanë shënuar rritje të ndjeshme edhe për këto instrumente.
Në muajin maj, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare miratoi vendimin “Për regjistrimin e akt-ofertës së shoqërisë ‘Banka Credins’ sh.a., për emetimin e obligacioneve”.
Kuponi fiks i ofruar për obligacionet në Lek ishte 7.5%, për obligacionet në Euro, 5% dhe për ato në Dollar Amerikan, 5.2%.
Normat e interesit kanë shënuar një rritje të ndjeshme krahasuar me emetimin e një viti më parë, kur për obligacionet 7-vjeçare në Lek ofrohej një kupon prej 5.7%, ndërsa për ato në Euro, 3.7%.
Megjithatë, rritja e normave të interesit nuk reflekton plotësisht masën e shtrëngimit të politikës monetare për Lekun dhe Euron gjatë 12 muajve të fundit.
Gjithashtu, normat e interesit për borxhin e varur që siguron sektori bankar shqiptar ngelen më të ulëta, krahasuar me normat që paguajnë bankat jashtë vendit, që i financojnë këto instrumente me ofertë publike.
Borxhi i varur është në teori një investim me rrezik të lartë, sepse është i fundit në radhën e shlyerjes së detyrimeve, në rast të falimentimit të emetuesit. Për këtë arsye, normat që kërkojnë investitorët jashtë vendit, për të financuar këtë lloj borxhi, janë mjaft të larta.
Në Shqipëri, bankat arrijnë të sigurojnë kushte më të favorshme, për shkak të mungesës së alternativave të shumta të investimit dhe të një tregu kapitali, që do të faktorizonte në mënyrë më të drejtë rrezikun në çmimin e këtyre instrumenteve.
Listohen titujt e parë privatë në Bursë
Viti 2022 shënoi një moment të rëndësishëm simbolik për zhvillimin e tregut financiar. Në muajin maj, institucioni financiar NOA shpalli ofertën e parë publike të titujve.
NOA arriti të shiste me sukses obligacione korporative, në formën e borxhit të varur, me ofertë publike në shumën e 500 milionë lekëve dhe me kupon fiks prej 8%.
Pasi oferta publike u mbyll me sukses, obligacionet e NOA-s u listuan në Bursën Shqiptare të Titujve, ALSE, duke u bërë i pari titull financiar i një subjekti privat i regjistruar në një treg titujsh. Kjo nënkupton se obligacionet e NOA-s mund të shiten dhe të blihen lirshëm nga investitorët e interesuar.
Pasi miratoi prospektin e emetimit të obligacioneve me ofertë publike nga NOA, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare vlerësoi se emetimi për herë të parë me ofertë publike i shton tregut shqiptar të kapitaleve një instrument të ri financiar, duke çuar drejt një game më të gjerë të instrumenteve financiare dhe është një sinjal pozitiv për zhvillimin e mëtejshëm të këtij tregu.
Deri tani, tregu i kapitaleve, krahas titujve të Qeverisë, ka qenë i përqendruar tek emetimet e obligacioneve me ofertë private, një mjet që është përdorur nga shoqëritë për të gjeneruar likuiditet.
Sipas AMF, emetimi për herë të parë i titujve të një shoqërie me ofertë publike i ofron investitorit shqiptar mundësi të reja investimi në shërbim të diversifikimit të portofolit të tij. Titujt e emetuar nëpërmjet ofertës drejtuar publikut duhet të listohen në një treg të rregulluar/Bursë.
Rrjedhimisht, investitorit i krijohet mundësia për tregtimin në çdo kohë të këtij obligacioni, në varësi të nevojave të tij për likuiditet.
Sipas AMF-së, ky emetim pritet të aktivizojë të gjithë mekanizmat ekzistues të tregut të kapitaleve, që lëvizin dhe mbështesin procesin e emetimit dhe tregtimit të titujve, siç janë ndërmjetësit financiarë, Bursa dhe Depozitari Qendror i Titujve, duke verifikuar kështu funksionalitetin e infrastrukturës së tregtimit dhe pastregtimit.
ALSE u licencua nga AMF në vitin 2017 dhe nisi aktivitetin në vitin 2018. Por, deri tani, volumet e tregtimit në bursë kanë qenë modeste dhe të kufizuara në titujt e borxhit të qeverisë shqiptare. Listimi në Bursë i obligacioneve të NOA pritet të mundësojë, për herë të parë, tregtimin e titujve të kompanive private në një treg të rregulluar.
Zgjerimi i operacioneve të bursës në titujt financiarë të sektorit privat shënon një hap të rëndësishëm për tregun financiar. Investitorët do të kenë alternativa të reja financimi dhe mundësi për të diversifikuar portofolat e tyre të investimit, duke përmirësuar kthimet.
Një gjë e tillë do të ishte veçanërisht e rëndësishme për të zhvilluar më tej tregun e investitorëve institucionalë, sidomos të fondeve të investimit dhe të pensionit.
Por, një bursë ku mund të blihen dhe të shiten instrumente borxhi apo kapitali të ndërmarrjeve private do të krijojë alternativa të reja edhe për investitorët individualë./ Monitor
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10