Flash News

E-TJERA

Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës,

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka informuar qytetarët se koncerti “Flagship”, i parashikuar për t’u mbajtur ditën e diel në orën 19:00 në Durrës, është anulua.

Nuk është dhënë një arsye konkrete për anulimin e koncertit, ndërkohë që ambasada i ka ftuar ndjekësit që të jenë të vëmendshëm për përditësime të mëtejshme në lidhje me aktivitetet e tjera që mund të zhvillohen gjatë qëndrimit të anijes në portin shqiptar.

Anija USS Mount Whitney, flamurtarja e Flotës së 6-të të SHBA-së ishte planifikuar të mbërrinte në Durrës për të qenë në pritjen zyrtare të njoftuar, ku ishte planifikuar të merrnin pjesë e Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-ve në Shqipëri, Nancy VanHorn, kryeministri Edi Rama , ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, si dhe Komandanti i Forcës Detare.

Të fundit