Flash News

E-TJERA

Ambasadorët e SHBA e BE në terren për zgjedhje, Yuri Kim në Shkodër, Soreca shkon në Elbasan

Ambasadorët e SHBA e BE në terren për zgjedhje, Yuri Kim në

Ndërkombëtarët janë shpërndarë në terren për të monitoruar nga afër procesin e zgjedhjeve në Shqipëri.

Kështu, ambasadori i BE, Luigi Soreca do të jetë në Tiranë, në Shkollën Dora D’Istria në 08:30, në Elbasan, pranë qendrës së votimit te Teatri Skampa 11:00 , ku do te flase per mediat.

Po ashtu, burimet bëjnë me dije se ai do jetë i pranishëm edhe në Kavaje dhe Durrës.

ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim do të ndjekë procesin në Shkodër.

Ajo do të shikojë zhvillimet në Qendrën e Votimit “28 Nëntori” dhe në orën 09:00 pritet që të zhvillojë një komunikim për mediat.

Ambasadori Britanik, Duncan Norman do te jete në Durrës, Elbasan, Fier dhe Peqin.

Ambasadorja Ursula Gacek  e cila kryeson Misionin e Kufizuar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të ODIHR për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, do të japë një deklaratë për shtyp ditën e zgjedhjeve.

Ambasadorja Gacek do të japë deklaratën e saj, jashtë qendrës së votimit nr. 1729/1730 tek Liceu Artistik "Jordan Misja", Rruga e Elbasanit, Tiranë 1000, më 25 prill në orën 11:00.

 Rreth 3 milion e 600 mijë shqiptarë të regjistruar në listat e votuesve do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në Kuvend, kjo pasi përveç subjektit zgjedhor, kanë të drejtë që të zgjedhin edhe kandidatin nga lista.

Në këto zgjedhje marrin pjesë 12 parti dhe disa kandidatë të pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje.

 

Të fundit