Flash News

E-TJERA

Ambasadori gjerman: Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK duhet të jetë transparent

Ambasadori gjerman: Procesi për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

Ambasadori gjerman në Tiranë, Karl Bergner ka reaguar pasi Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ditën e sotme hapi zyrtarisht garën për kreun e ri të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion .

Shefi i diplomacisë gjermane në Shqipëri thotë se procesi i nisur tashmë për të zgjedhur në krye të SPAK kreun e ardhshëm duhet që të jetë transparent.

Sipas tij, pavarësia e gjyqësorit, e cila duhet të demonstrohet në procesin e nisur sot, është një kriter kyç për Gjermaninë në lidhje me sundimin e ligjit dhe nivelin e integrimit të Shqipërisë në BE.

“Në vitet e fundit, nën udhëheqjen e Altin Dumanit, SPAK ka dhënë kontribute të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.

 Besimi i madh i popullsisë shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë në punën e SPAK e thekson në mënyrë mbresëlënëse këtë.

Procesi i nisur sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për të zgjedhur kreun e ardhshëm të SPAK duhet të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe i lirë nga ndikimi i jashtëm.

Pavarësia e gjyqësorit, e cila duhet të demonstrohet në procesin e nisur sot, por edhe në veprimet e përditshme të organeve ekzekutive dhe legjislative, është një kriter kyç për Gjermaninë në lidhje me sundimin e ligjit dhe nivelin e përgatitjes së Shqipërisë për anëtarësim në BE”, thuhet në postimin e ambasadës gjermane në Tiranë.

Të fundit