Flash News

E-TJERA

Ambasadori i BE kundër Ramës: Mirëpres nismën e SPAK për të adresuar krimet zgjedhore

Ambasadori i BE kundër Ramës: Mirëpres nismën e SPAK

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato ka përktrahur nisën për krijimin e një task-force nga SPAK për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar këtë hap si një iniciativë pozitive për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Blerja e votës dhe presioni ndaj votuesve vijon të jetë problem në Shqipëri. Mirëpres nismën e ndërmarrë nga aktorët kryesorë, si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Prokuroria e Përgjithshme, SPAK dhe Policia e Shtetit, për të koordinuar përpjekjet e tyre para zgjedhjeve të 11 majit, për të adresuar krimet e mundshme zgjedhore, si garanci për besim në këto zgjedhje. Dhe mezi po pres që të dëgjoj më shumë nga këto institucione lidhur me nismën e tyre dhe koordinimin”, tha Gonzato në një takim të organizuar nga organizata të shoqërisë civile.

“Keqpërdorimi i burimeve administrative është një tjetër çështje e ngritur në raporte të ndryshme, si një çështje që kërkon më shumë vëmendje për të siguruar kushte të barabarta loje”, tha ambasadori. 

Ambasadori duket se del kundër kryeministrti Edi Rama i cili një ditë më parë e konsideroi si një “lajthitje e momentit” dhe “urdhëroi” që të ndalohet menjëherë çdo lloj survejimi në terren i partive politike.  

Kryeministri urdhëroi SPAK-un të ndalë survejimin në terren duke pretenduar se pushtetet duhet të jenë të ndara dhe kur kemi të bëjmë me krime elektorale, secili të mbajë pozicionin e vet.

Të fundit