Flash News

E-TJERA

Ambasadori i BE takon kryetaren e KLP: Do të ndjekim nga afër zgjedhjen e kreut të ri të SPAK

Ambasadori i BE takon kryetaren e KLP: Do të ndjekim nga afër

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Delegacioni i BE-së bëri me dije se Bashkimi Evropian se do të ndjekë nga afër procesin e zgjedhjes së kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme.

“KLP ka një rol thelbësor në garantimin e procedurave transparente dhe të bazuara në meritë për ngritjet në detyrë, vlerësimet dhe standardet profesionale brenda sistemit të prokurorisë. Ne do të vazhdojmë të asistojmë KLP-në me ekspertizën tonë më të mirë për të ndihmuar Shqipërinë të përmbushë standardet e BE-së", thuhet në njoftimin e BE-së.

Të fundit