Flash News

E-TJERA

Ambasadori rus revoltohet nga prania e Zelensky-t në OKB, ndërhyn Rama: Ndaloni luftën!

Ambasadori rus revoltohet nga prania e Zelensky-t në OKB, ndërhyn

Delegacioni i Rusisë, i drejtuar nga Vasily Nebenzya është shpreh i indinjuar nga prania e liderit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky në seancën në Këshillin e Sigurimit në OKB, në New York që drejtohet nga Shqipëria.

Nebenzy e ka cilësuar shkelje praninë e presidentit ukrainas, ndërsa pas kritikës së tij ka ndërhyrë kryeministri Edi Rama.

Nebenzy: Këtu ka një shkelje sepse udhëtimi i vetë presidentit për të ardhur këtu, shihet si një privilegj, në vend të të cilit, gjatë seancës së mëparshme, delegacioni ukrainas mori pjesë me një lidhje on live. Kjo shkelje praktike është e rrezikshme.

Kjo e sotmja do të jetë një spektakël. Ardhja e presidentit (ukrainas) sot është në shkelje me rregullat. Vendet jo anëtare nuk flasin para vendeve anëtare.

Rama: Ju ndaloni luftën dhe Zelensky nuk do të mbajë fjalën.

 

Të fundit