Flash News

E-TJERA

Ambasadorja e Francës mbështet gazetarët: Liria e shtypit është baza e të gjitha lirive të tjera

Ambasadorja e Francës mbështet gazetarët: Liria e shtypit

Ambasadorja franceze në Shqipëri, Elisabeth Barsacq ka dalë në mbështetje të protestës së gazetarëve kundër vendimit të Byrosë së Kuvendit që i përjashton ata të ndjekin punimet në komisionet parlamentare, por të marrin të gatshëm sinjalin e transmetimit nga Kuvendi.

 “Le të mbështesim lirinë e shtypit, është baza e të gjitha lirive të tjera, me anë të kësaj ne ndriçojmë reciprokisht veten”, shkruan Barsacq duke cituar Volterin.

Më herët edhe delegacioni i BE rrëzoi versionin e mbajtur nga Kuvendi i Shqipërisë se rregullat e reja nuk janë në përgjigje të udhëzimeve të BE-së apo të këshillave të vëna në dispozicion nga Instrumenti për Asistencë Para-Anëtarësimit.

 

Të fundit