Flash News

E-TJERA

Ndalimi i mediave në komisionet parlamentare, BE përgënjeshtron Kuvendin: Jo në përputhje me udhëzimet e IPA-s

Ndalimi i mediave në komisionet parlamentare, BE përgënjeshtron

Vjen reagimi i delegacionit të BE, pas protestës së gazetarëve lidhur me vendimin e Byrosë, i cili përjashton gazetarët nga transmetimi i pavarur i punimeve të komisioneve parlamentare.

Sipas BE, dëgjimet publike dhe aksesi i mediave në Parlament për të mbuluar punimet plenare dhe komisionet janë tipare të rëndësishme të një demokracie liberale.

Po ashtu, BE shpreh keqardhjen për mungesën e konsultimeve të Kuvendit me mediat lidhur me këtë vendin, ndërsa shton se këto rregulla nuk janë në përputhje me udhëzimet e BE-së ose me këshillave të dhëna nga IPA-s.

“Dëgjimet publike dhe aksesi i mediave në Parlament për të mbuluar punimet plenare dhe komisionet janë tipare të rëndësishme të një demokracie liberale. Na vjen keq për mungesën e konsultimeve me mediat përpara miratimit të rregullave të reja nga Parlamenti. Këto rregulla nuk janë në përputhje me udhëzimet e BE-së ose me këshillave të dhëna nga IPA-s në vitin 2014,”-shkruhet në reagim.

Ndalimi i mediave në komisionet parlamentare, BE përgënjeshtron

Ndërkohë, në reagimin e tij, Kuvendi njoftoi sot pas protestës së gazetarëve para dyerve të Parlamentit se sistemi i ri audio-video është rekomanduar, financuar, konceptuar dhe ndërtuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, nëpërmjet Programit IPA 2014 të Komisionit Europian për Shqipërinë.

Të fundit