Flash News

E-TJERA

Ambasadorja Kim nxit SPAK-un: Ndiq penalisht blerësit e votës dhe dhunuesit

Ambasadorja Kim nxit SPAK-un: Ndiq penalisht blerësit e votës dhe

Ambasadorja e SHBA Yuri Kim i bën sërish thirrje Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që të ndjekë penalisht blerësit e votës dhe nxitësit e dhunës që përfshihen në zgjedhjet e 25 Prillit.

Përmes një mesazhi në Twitter, ambasadorja Kim i drejtohet SPAK, “Ne e nxisim SPAK-un të ndjekë penalisht ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar lirshëm dhe në paqe. Kjo përfshin ata që merren me blerjen e votës, frikësimin ose nxitjen e dhunës. SPAK po heton në mënyrë aktive për krimet e zgjedhjeve”.

Kujtojmë që ditët e fundit janë denoncuar një sërë rastesh të blerjes së votave si dhe raste të nxitjes së dhunës.

Të fundit