Flash News

E-TJERA

Ambasadorja suedeze: Zgjedhjet e 25 prillit do të jenë përcaktuese për negociatat me BE-në

Ambasadorja suedeze: Zgjedhjet e 25 prillit do të jenë

"Nëse çdo gjë do të shkojë mirë, këto zgjedhje do të jenë një sinjal shumë i rëndësishëm për BE-në dhe vendet anëtare." Kështu ka deklaruar ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad lidhur me zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Sipas diplomates suedeze, më e rëndësishmja është pjesëmarrja masive në votime, teksa shpreson se zgjedhjet do të jenë të lira e të ndershme.

"Për mua gjëja më e rëndësishme është që njerëzit të përdorin të drejtën e tyre për të votuar. E sidomos për të rinjtë, që duhet të dalin e të votojnë. Besoj se është si përgjegjësi edhe detyrim ashtu edhe një mundësi për të bërë një zgjedhje për të ardhmen e vendit tënd. Unë gjithashtu shpresoj se zgjedhjet do të jenë të lira e të ndershme. Shpresoj që çdo gjë të funksionojë pasi është shumë e rëndësishme për Shqipërinë që t’i tregojë Evropës dhe botës se është e aftë që të bëjë një proces të mirë. Është një nga gjërat më të rëndësishme që ndodh në një demokraci. Mendoj se do të jenë përcaktuese për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në, pasi nëse çdo gjë do të shkojë mirë, në mënyrën që ne presim të shkojë, do të jetë një sinjal shumë i rëndësishëm për Bashkimin Evropian dhe vendet anëtare. Pra, do të tregohet se Shqipëria është padyshim gati për të hapur procesin negociator. Mendoj se procesi është tejet i rëndësishëm. Komisioni Evropian rekomandoi tre vite më parë se Shqipëria është gati të nisë negociatat." u shpreh ambasadorja suedeze Elsa Hastad në RTV ORa. 

Të fundit