Flash News

E-TJERA

Ambulanca përplaset me autobusin me studentë në Itali, 4 viktima mes tyre dhe një shqiptar

Ambulanca përplaset me autobusin me studentë në Itali, 4 viktima

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në një tunel në rrugën që lidh Urbinon dhe Ferminganon në Itali.  

Një autobus me studentë është përplasur kokë më kokë me një automjet të Kryqit të Kuq, për pasojë kanë humbur jetën 4 persona.

Mediat italiane bëjnë më dije se viktima kanë mbetur një mjek 40-vjeçar me kombësi shqiptare, shoferi i ambulancës, një infermier dhe pacienti 80-vjeçar që po transportonin nga Fossombrone në Urbino. 

 Autobusi transportonte rreth dyzet nxënës të shkollës së mesme, të cilët po udhëtonin me priftin e një famullie në Grottammare, në zonën e Piceno.

 

Të fundit