Flash News

E-TJERA

Amnistia në burgje, policia kërkon ADN e të burgosurve që do të lënë qelinë

Amnistia në burgje, policia kërkon ADN e të burgosurve që do

Policia e Shtetit ka kërkuar të sigurohen kampione biologjike ADN të çdo të burgosuri që do të fitojë lirinë për shkak të amnistisë në burgje.

Policia i është drejtuar me një shkresë zyrtare Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, ku kërkohet bashkëpunim për marrjen e mostrave të ADN-së të të burgosurve në prag lirimi.

Profilet gjenetike që do të përftohen do të ruhen në databazën ADN të Policisë së Shtetit. Sipas burimeve pranë këtij institucioni, qëllimi i procesit është krijimi i mundësisë për krahasimin e këtyre profileve me profile gjenetike të gjetura në vendngjarje të ndryshme të mbetura të paidentifikuara, apo edhe në raste të mundshme të ri përfshirjes në krime të personave që do të lirohen.

Nga projektligji për amnistinë pritet të lenë qelitë rreth 600 të burgosur.

Të fundit