Flash News

E-TJERA

Analisti: Balluku është në qeveri prej Dubait

Analisti: Balluku është në qeveri prej Dubait

Analisti dhe gazetari i Radio France, Genc Burimi ka komentuar asamblene e sotme te PS, dhe kabinetin e ri qeveritar.

Duke folur në Syri tv, Burimi u shpreh se kryeministri Rama po degradon gjithçka, nga emërimi i ministrave tek funksionimi i opozitës. 

“Më dukej sikur isha në Dubai ose Katar, ku një sulltan ka gjithçka dhe i flet popullit për parlament, qeveri, ushtri dhe diplomaci sipas dëshirës së tij. Ky është një sundim i tmerrshëm dhe totalitar,” tha Burimi.

Ai shtoi se Rama po planifikon zvogëlimin e numrit të deputetëve dhe po manipulon zgjedhjet e ardhshme: “Në këtë vend, opozita nuk ekziston. Çfarëdo që bëjnë ata, Rama ka gjithmonë një kurth për ta, duke humbur zgjedhjet dhe duke u justifikuar si fitues ndaj Evropës.”

Gazetari theksoi gjithashtu se qeveria po imitonte modele të huaja për përfitime personale: “Si funksionon Dubai, po e imiton Rama, duke përdorur investime të huaja për përfitime të qeverisë dhe klientëve të saj. Porti i Durrësit është një shembull i investimeve arabe që janë shfrytëzuar politikisht.”

 

Të fundit