Flash News

E-TJERA

Analisti: Procesi gjyqësor ndaj Trump i stisur politikisht, po bëhet para fushatës

Analisti: Procesi gjyqësor ndaj Trump i stisur politikisht, po bëhet

Pak më para ish presidenti Donald Trup është paraqitur në gjkykatë për tu njohur me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Për këtë ka reaguar dhe analisti Mentor Nazarko i cili është shprehur se procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit amerikan, duke i stisur politikisht.

Në ABC News, Nazarko u shpreh se kjo po bëhet për ta deklasuar figurën e Trumpit para fushatës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ky ngjan një proces i stimuluar politikisht, në fillim të fushatës. Është zgjedhur koha më e përshtatshme për ta deklasuar politikisht një figurë si Trumpi dhe për të mobilizuar rreth figurës së tij të gjithë thashethemnajat që ekzsitojnë për jetën e tij të gjallë apo të gjallëruar erotike apo seksuale.

Kjo është një histori që ka shumë elementë të cilët do përpiqen që ta zhvleftësojnë atë përmasën e tij politike, ta përfshijnë atë thashethemnajën banale të shitjes apo blerjes së mishit, të cilat nuk janë shumë kualifikuese për një burrë për moshën e tij dhe që aspiron të udhëheqë vendin më të rëndësishëm të botës, për më tepër për një mandat të dytë”, theksoi ai.

Të fundit