Flash News

E-TJERA

Analistja: Lëvizja e Topallit pretendon të jetë ‘queenmaker’

Analistja: Lëvizja e Topallit pretendon të jetë

Analistja Edlira Gjoni ka deklaruar se Lëvizja për Ndryshim e drejtuar nga Jozefina Topalli, ish nënkryetare e PD pretendon të jetë një ‘queenmaker’ (përcaktues në ekuilibrat politikë) nëse merr një mandat deputeti në zgjedhjet e 25 prillit.  

Duke diskutuar me një prej kandidateve të reja për deputete të kësaj lëvizje në emisionin ‘opinion’, Gjoni komentoi deklaratat e Topallit e cila më herët eshte shprehur se nëse merr një mandat deputeti, do t’i bashkohet PD me kusht që kryeministri i ardhshëm do të jetë i pakorruptuar.

Ti u tregove konsistente me kryetaren e partisë tende, ka thënë pikërisht këto gjëra që edhe sikur një mandat i vetëm të dalë do t’i bashkohet një force të djathtë, po ti po përforcon  idenë se edhe me një deputet të vetëm, edhe pse sondazhet nuk e tregojnë këtë, prapë lëvizja pretendon të jetë queenmaker, do i imponohesh dot PD për të vendosur se nuk i them dot kingmaker zonjës Topalli”, u shpreh analistja .

"Mos e ndaj në çështje gjinore”, ndërhyri më pas Fevziu.

Të fundit