Flash News
Armand Shakaj dyshohet se e vrau dhe e groposi Eglant Koçin, çfarë u bë “mollë sherri” mes shokëve
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
Analiza e DW, zgjedhjet në Shqipëri: Fushata risi në formë, jo në përmbajtje
Fushata elektorale në Shqipëri është në kulmin e saj, por diskursi politik zhvillohet jo me përballje konceptesh politike, por mbetet në nivelin e sulmeve të personalizuara mes kundërshtarëve politik, sipas ekspertëve.
Shqipëria është në prag të Zgjedhjeve Parlamentare 2021, që do të zhvillohen pas 10 ditësh, më 25 prill. Partia Socialiste (PS) e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, kërkon një mandat të tretë qeverisës. Partia Demokratike, (PD) e drejtuar nga Lulzim Basha, që kryeson koalicionin opozitar, kërkon ta marrë ajo drejtimin e vendit, pas 8 vitesh në opozitë.
Në Komisionin Qendor të Zgjedhjeve (KQZ) janë regjistruar për të garuar 46 subjekte politike dhe tre koalicione, mes të cilave "Aleanca për Ndryshim” me 12 parti, e kryesuar nga PD. Procesi zgjedhor për Parlamentaret 2021 po zhvillohet me një Kod Zgjedhor që ka pësuar ndryshime dhe është përimirësuar, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.
Fushatë në kohë pandemie
Fushata zgjedhore për Parlamentaret 2021 ka arritur në pikun e vet dhe ka shpalosur tanimë karakteristikat e saj. Eksperti për sistemet zgjedhore, Kristaq Kume thotë për DW, se kjo fushatë ka risi në formë, por jo në përmbajtje. "Në kushtet e pandemisë COVID-19, mungojnë takimet dhe mitingjet e mëdha të subjekteve politike me votuesit, gjë që ka sjellë risi në mënyrën sesi kjo fushatë po zhvillohet. Po përdoret gjerësisht teknologjia e informacionit dhe komunikimit, sidomos media dhe rrjetet sociale nga lidershipi i dy forcave kryesore në garë. Por kjo risi nuk shoqërohet me risi në përmbajtje, në sjelljen e subjekteve politike në garë në raport me votuesin. Votuesi po bombardohet me informacione për kundërshtarin politik jo për programet qeverisëse të subjektit politik, që kërkon votën e tij. Fushata po karakterizohet nga varfëri idesh, objektivash për mirëqeverisjen dhe tepri deklaratash: maxhoranca socialiste për mbajtjen me ꞔdo kusht të pushtetit, PD për ardhjen me çdo kusht në pushtet,” thotë për DW, Kristaq Kume.
Pritshmëritë e votuesve
Në këtë synim, dy partitë kryesore, PS dhe PD kanë edhe përqasje të ndryshme për të fituar votën e zgjedhësve: PS fokusohet në prezantimin e arritjeve në rindërtimin e banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, vaksinimi masiv anti COVID-19, të projekteve të mëdha në infrastrukturë, porte, aeroporte, autostrada me premtimet se këto të fundit do të nxisin fuqishëm zhvillimin dhe punësimin. PD fokusohet në situatën e vështirë social - ekonomike, papunësinë, ekonominë jo të shëndetshme, emigrimin e rinisë, besimin e pakët në sistemin e drejtësisë dhe premtimet se vetëm ajo mund ta ndryshojë situatën për mirë.
Por a u përgjigjen këto përqasje pritshmërive të votuesve për alternativa qeverisëse që përmirësojnë jetën e tyre, që i japin perspektiva jete rinisë për të mos braktisur vendin? "Jo, nuk u përgjigjen", thotë eksperti Aleksander Çipa për DW. "Votuesit janë përballë zgjedhjes së imponuar të një force të majtë me shumë probleme në 8 vitet e qeverisjes së saj por me kapacitete negociuese, lojë në tregun rajonal të pandemisë, ekonomisë së izolimeve të befta, tronditjeve gjeo - diplomatike në rajon. Nga ana tjetër kanë një forcë të djathtë politike, që kapacitetin e saj e destinon më shumë për konstatime dhe pohime dhe jo për një ofertë bindëse projekti dhe ndryshimi strukturor,” thotë për DW, Aleksandër Çipa.
Ai thekson, se vendi "ka nevojë për rotacion politik. Por opozita nuk ka ende kredibilitet si qeverisje e re për ndryshim, pasi në mënyrë thelbësore nuk është as e re, as e aftë për të sjellë ndryshimin.”
Rotacionin e pushtetit përmes votës së qytetarëve në Shqipëri, prej 29 vitesh, e kanë kryer në 8 zgjedhje parlamentare dy forcat e mëdha politike: PS dhe PD. Që të dyja kanë qeverisur me dy mandate katërvjeꞔare dhe kanë qenë në opozitë secila për 8 vite rrjesht.
"Elitat politike në Shqipëri, historikisht, qarkullojnë me shumë ngadalësi. Në turin aktual elektoral dy partitë kryesore më shumë po orientohen kah forca e ballafaqimit të aktorëve të kandiduar sesa nga nevoja për risi dhe ndryshim të thellë të lidershipit. Konservatorizmi i lidershipeve politike lidhet me status quo-në dhe kapjen e sistemit prej interesave private në dëm të atyre publike, që është një problem i kahershëm në Shqipëri,” thotë Aleksandër Çipa.
Sipas ekspertit Kume: "Shqipëria ka nevojë për qarkullim të elitave politike. Jemi në momentin kur në procesin e zhvillimit demokratik të vendit dhe shoqërisë duhet të realizohet një hop cilësor. Këtë e kanë të vështirë ta bëjnë kryesisht dhe vetëm partitë që kanë rreth tridhjetë vite që funksionojnë në Shqipëri. Ka nevojë të madhe për forca dhe energji të reja politike”.
Forcat e reja politike
Prurjet e reja në politikë i kanë mundësuar listat e hapura, një nga ndryshimet shumë të rëndësishme në Ligjin Zgjedhor të Shqipërisë, në zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. Në skenën politike dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentate të 25 prillit kanë hyrë katër parti të reja: Nisma " Thurrja”, "Lëvizja për Ndryshim”, "Lëvizja Demokratike Shqiptare”, "Bindja Demokratike”. Krahas tyre lëvizja "Vetëvendosja" në Tiranë, që vazhdon të jetë organizatë jo fitimprurëse e shoqërisë civile, merr pjesë në zgjedhje me tre kandidatë të pavarur.
Analisti Aleksandër Çipa thotë për DW, se pritshmëritë e zgjedhësve nuk mund t'i plotësojnë këto parti, sepse "ato po shfaqen me një pjesëmarrje anemike në fushatën zgjedhore, nuk paraqesin valenca të larta politike dhe ligjërimore.”
Listat e hapura krijojnë mundësi edhe që zgjedhësit të shprehen për kandidatët për deputetë me vota parapëlqyese. "Përfitimi nga kjo mundësi është e papërfillshme. Listat e hapura do të duhej të sillnin edhe garën elektorale mes vetë kandidatëve për deputetë të të njëjtit subjekt politik jo vetëm mes subjekteve politike. Zhvillimi i fushatës, ku lidershipi i forcave politike kryesore në garë është në mënyrë ekskluzive aktori kryesor, e bën të pamundur garën mes kandidatëve të së njëjtës forcë politike. Kjo mënyrë, që pamundëson garën elektorale mes kandidatëve të së njëjtës forcë politike, nuk është në linjë me standardet e zhvillimit të fushatës zgjedhore në një shoqëri demokratike,” thotë për DW, Kristaq Kume.
Ai thekson se ndryshimet në Ligjin Zgjedhor nuk mbështesin kandidatët e pavarur për deputetë. "Kandidatët e pavarur, që garojnë vetëm në një njësi zgjedhore, për të marrë mandatin e deputetit u duhet të kapin një prag të dyfishtë: atë lokal dhe kombëtar, pra të marrin mbi 13 mijë vota,” thotë për DW, Kristaq Kume.
Boiken Abazi, drejtues i Lëvizjes "Vetëvendosja” në Tiranë, thotë për DW se ”kapja e pragut lokal dhe kombëtar nga kandidatët e pavarur është absurde. Kjo do të thotë që secili kandidat të marrë 16 mijë vota në një njësi zgjedhore, gjë është e vështirë, por gjithsesi jo e pamundur”.
Parlamentaret 2021: më pak rini në listat e kandidatëve për deputetë
Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Statistikave, të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri përbëjnë 1/3 e popullsisë me të drejtë vote. Por prania e tyre në lisat e kandidatëve për deputetë të subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit nuk i përgjigjet këtij realiteti.
Në një studim të organizatës jo fitimprurëse "Qëndresa Qytetare” me seli në Tiranë, konstatohet që përfaqësimi i rinisë në listat e kandidatëve për deputetë të tri partive kryesore politike, PS, PD dhe Lëvzja Socialiste për Integrim, (LSI) është ulur pothuajse me 50%, nga 104 kandidatë në zgjedhjet parlamentare 2017 në 54 në zgjedhjet parlamentare 2021, kur mosha mesatare për rininë në listat e partive politike rezulton të jetë 26 vjeç.
PD konstatohet të jetë forca politike me më pak të rinj dhe të reja në listat e saj të kandidatëve për deputetë, vetëm me 3.2 %, kurse LSI me më shumë nga të gjitha, me 22.2 %. PS nuk ka asnjë kandidat për deputet në listat e saj që të jetë në moshën e rinisë. Një reduktim i tillë i rinisë e bën edhe më të vështirë daljen e elitave të reja politike.
Të fundit
Ky është automjeti me të cilin dyshohet se u transportua trupi i Eglant Koçit
13 Qershor 2026, 14:31
Goditet skema e trafikimit të sendeve me vlerë, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro
13 Qershor 2026, 14:10
Sloganet kundër tij në protestë, Berisha: Mos lejoni gjethet të pengojnë trungun
13 Qershor 2026, 13:30
Lidhjet e ndërtuesit Ilir Shtufi me paratë e trafikut të kokainës
13 Qershor 2026, 13:12
Berisha: Antimitingu i Ramës shënoi fundin e partisë së krimit
13 Qershor 2026, 12:56
Ulen çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina
13 Qershor 2026, 12:24
POLITICO nxjerr deklaratën e fortë të Ramës: Të huajt janë më të rëndësishëm se shqiptarët
13 Qershor 2026, 12:14
Televizioni amerikan: Protestat po kthehen në sfidë të hapur ndaj Ramës
13 Qershor 2026, 11:41
Aksident në Tepelenë, përplasen tre automjete
13 Qershor 2026, 11:23
Zhdukja e Eglant Koçit, policia: Një strukturë e posaçme po merret me gjetjen e trupit
13 Qershor 2026, 11:06
Operacion antidrogë në Stamboll, arrestohen 22 persona, mes tyre aktorja Beren Saat
13 Qershor 2026, 10:37
“National Geographic”: Sazani, ishulli i dëshiruar për mijëra vjet nga të fuqishmit
13 Qershor 2026, 10:18
Këmbimi valutor 13 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
13 Qershor 2026, 09:58
Botërori 2026/ SHBA e nis me spektakël, amerikanët dominojnë me katër gola Paraguain
13 Qershor 2026, 09:38
I riu paraqitet me plagë në spitalin e Korçës: Më dhunoi policia greke!
13 Qershor 2026, 09:22
Reforma territoriale, betejë për kufijtë apo për qeverisjen
13 Qershor 2026, 09:00
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
13 Qershor 2026, 08:39
Parashikimi i motit, si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
13 Qershor 2026, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
13 Qershor 2026, 07:56
BE i hap rrugën anëtarësimit të Ukrainës dhe Moldavisë
12 Qershor 2026, 22:07
Zjarr në një banesë në Vlorë
12 Qershor 2026, 21:52
Ndal si ushqehesh tani!/ Alimehmeti thyen mitet për dietën moderne
12 Qershor 2026, 21:32
Tensione në protestë, qytetarët konfliktohen me mbështetësit e PS
12 Qershor 2026, 21:18
Plagosje me thikë në Vlorë/ Një person transportohet me urgjencë në spital
12 Qershor 2026, 20:59
SPAK mbyll hetimet për kryebashkiakun socialist, Erion Isai
12 Qershor 2026, 20:42
Pankartat ‘pikante’ nga protesta e qytetarëve: Kjo qeveri ka skaduar
12 Qershor 2026, 20:19
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Shoqëria Civile bojkoton proceset konsultuese
12 Qershor 2026, 19:46
Video/ Policia i gris një gruaje pankartën kundër Edi Ramës: Këtu është tokë Ilirjane
12 Qershor 2026, 19:34
Aksidenti ku 3-vjeçari humbi jetën, flasin banorët: E ëma po qante mbi fëmijën
12 Qershor 2026, 19:17
Kosova mbetet "e bllokuar" në integrimet evropiane
12 Qershor 2026, 19:00
Mijëra qytetarë kërkojnë largimin e tij, Rama : Të ndikuar nga dezinformimi
12 Qershor 2026, 18:49
Qytetarët i lënë 'vallen' gjysëm Ramës, dalin në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e tij
12 Qershor 2026, 18:33
Goditja e 2 grupeve kriminale nga SPAK, Bardhi: Të hetohet roli i Ramës
12 Qershor 2026, 18:16
Tragjedi në Kamenicë/ 3-vjeçari humb jetën pas përplasjes nga automjeti, nëna në spital
12 Qershor 2026, 17:56
Akuza për pastrim parash, arrestohet në Greqi biznesmeni Ilir Shtufi
12 Qershor 2026, 17:30
Moti i keq përfshin disa rajone të Greqisë, autoritetet apel qytetarëve për kujdes të shtuar
12 Qershor 2026, 17:09
Një Sekretar Shteti që lartëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës
12 Qershor 2026, 16:58
Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë
12 Qershor 2026, 16:40
Facebook jashtë funksionit për miliona përdorues
12 Qershor 2026, 16:08
Maliq, gjendet i pajetë në banesë 12-vjeçari
12 Qershor 2026, 16:02
Rama jep shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” për t'u ndërtuar kulla 35 katëshe
12 Qershor 2026, 15:40
E hëngra barin, po ti?
12 Qershor 2026, 15:22
Burgu i Peqinit si Dubai, Artan Hoxha nxjerr videon: Qelia hotel me 7 yje
12 Qershor 2026, 15:01
Vjen vala e nxehtë, termometri pritet të arrijë deri në 35°C
12 Qershor 2026, 14:50
Pse po bie lindshmëria? Dy studime të reja fajësojnë telefonat inteligjentë
12 Qershor 2026, 14:37
Përmbysja e piramidës së popullsisë, më shumë të dalë në pension se të rinj në punë
12 Qershor 2026, 14:19
Foto/ Kush është Luçiano Koçeku, ‘koka’ e grupit të drogës të goditur nga SPAK
12 Qershor 2026, 13:32
Berisha dënon provokimet e Ramës ndaj protestuesve: Akt i ulët, bëj zgjidhjen politike
12 Qershor 2026, 12:59
Kishin kthyer apartamentet me qira në baza prostitucioni, arrestohen 3 të huaja në Tiranë
12 Qershor 2026, 12:19
Operacioni i SPAK, zbardhen urdhër-arrestet e lëshuara; cilët janë personat e goditur?
12 Qershor 2026, 10:31
Botërori 2026 nis me rekord të pazakontë, tre kartonë të kuq në ndeshjen e parë të turneut
12 Qershor 2026, 10:10
Operacioni i SPAK, ekzekutohen 20 masa sigurie, në pranga biznesmeni
12 Qershor 2026, 09:55
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
12 Qershor 2026, 09:07
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
12 Qershor 2026, 08:43
Vranësira dhe reshje shiu të pakta, parashikimi i motit
12 Qershor 2026, 08:12
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
12 Qershor 2026, 07:55
"Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi", Protestuesit marshojnë drejt Astirit
11 Qershor 2026, 22:24
Protestuesit 'sfidojnë' Botërorin, lumë njerëzish në rrugët e Tiranës
11 Qershor 2026, 22:01
Gazetari inkurajon protestuesit: Ky është Botërori jonë, botërori i jetës tonë
11 Qershor 2026, 20:27
“Kemi shpenzuar gjithçka për spitalet”, e reja shpërthen në lot në protestë
11 Qershor 2026, 20:09
"Edi, fundi po të vjen", pankartat pikante të protestës së 12-të
11 Qershor 2026, 19:50
DASH reagon për heqjen e masës “non grata” ndaj Berishës: I shërben interesit kombëtar
11 Qershor 2026, 19:27
Influencerja me jastëk me vete në protestë: Po qe nevoja do e gdhijmë poshtë zyrës së Ramës
11 Qershor 2026, 19:12
Nga Gjermania për protestën në Tiranë: Nuk do të ndalemi deri në ndryshim
11 Qershor 2026, 18:38
Dita e 12-të/ Ish-oficeri në protestë: Jam i majtë, por kam dalë të largohet kjo qeveri
11 Qershor 2026, 18:21
Serbia rrezikon sigurinë e BE-së duke u dhënë rusëve shtetësi
11 Qershor 2026, 18:07
5 anëtarë votuan kundër, Kushtetuesja zbardh vendimin që la Metën në burg
11 Qershor 2026, 17:45
“The Guardian” zgjedh protestën në Tiranë si “Fotografinë e Ditës”
11 Qershor 2026, 17:17
Sali Berisha, politikani që u rikthye sa herë u konsiderua jashtë loje
11 Qershor 2026, 16:34
Antimafia çmonton organizatën italo-shqiptare të kokainës, 12 të arrestuar dhe 13 në kërkim
11 Qershor 2026, 16:34
10 mite rreth pastrimit që duhet të ndaloni së besuari
11 Qershor 2026, 16:19
Peter Lucas në Boston Herald: “Qeveria Rama”, më e mira që mund të blejnë paratë
11 Qershor 2026, 16:14
Nis sot zyrtarisht, The Sun: Pse mund ky të jetë Botërori më i bukur në histori
11 Qershor 2026, 16:10