Flash News

E-TJERA

Ancelotti tregon nëse do ta marrë Neymar në Kampionatin Botërorë

Ancelotti tregon nëse do ta marrë Neymar në Kampionatin

Brazili i Carlo Ancelottit ka siguruar tashmë kualifikimin për Kupën e Botës 2026.

Megjithate, trajneri italian po përdor ndeshjet e fundit të eliminatoreve për të testuar alternativa të reja taktike.

Në një intervistë për L’Equipe, Ancelotti foli hapur për çështjen Neymar Jr., i cili pas aventurës në Evropë dhe në Arabinë Saudite është rikthyer te Santos.

Sulmuesi 33-vjeçar ende shpreson të jetë pjesë e Selecaos në Botërorin e ardhshëm, por trajneri i dërgoi një mesazh të qartë.

"Do ta marrë Neymarin në Kupën e Botës vetëm nëse do të jetë në 100 përqind të formës", tha Ancelotti.

 

Të fundit