Flash News

E-TJERA

Analisti: Rama, Kim dhe Basha frikë nga fjala e Berishës, u futën në një koalicion kundër tij

Analisti: Rama, Kim dhe Basha frikë nga fjala e Berishës, u

Në orën 18.00 të pasdites së sotme si rrallë herë pati disa zhvillime të rëndësishme njeherësh. Pikërisht në këtë orë, ishte paralajmëruar një intervistë e ambasadores së SHBA, Yuri Kim, nisjen e turit me demokratët ish kryeministri Sali Berisha, por si për ‘koecidencë’ pas debateve në kuvend morën fjalën kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha.

Analisti Andi Bushati në Euronews Albania thotë se ka vënë re një alarm të trishtueshëm të “koalicionit” siç e quajti ai Edi Rama, Lulzim Basha dhe Yuri Kim.

Sipas tij për të sfumuar takimin e paralajmëruar nga ish-kryeministri Sali Berisha, Rama, Kim dhe Basha bënë lëvizje të minutës së fundit.

Yuri Kim la intervistë në orën 18:00 kur Berisha e kishte shpallur takimin në orën 18:00. Edi Rama nuk vinte që nga ora 16:00 deri në 18:00 në Parlament vetëm që t’i bënte replikat me Lulzim Bashën në orën 18:00 pikërisht për të marrë vëmendjen nga fjala e Berishës”, tha ai.

Ai shtoi se fakti që këta tre personazhe të rëndësishëm të jetës politike thurin plane meskine kundër Berishës, që sipas Bushatit është politikan i anatemuar, tregon se Shqipëria drejtohet nga një kastë e de legjitimuar.

 

Të fundit