Flash News

E-TJERA

Anëtari i 5-të në Kushtetuese, reagojnë Kim e Soreca: KED t'i dërgojë Presidentit listën e kandidatëve sa më shpejt

Anëtari i 5-të në Kushtetuese, reagojnë Kim e Soreca:
Yuri kim dhe Luigi Soreca

Ambasadorët e SHBA dhe BE në Tiranë, përkatësisht Yuri Kim dhe Luigi Soreca kanë përshëndetur votimin e Altin Binajt, anëtarit të pestë të Gjykatës Kushtetuese nga vakancat e Parlamentit.

Kim shkruan në twitter, se ky është lajm i mirë dhe nxit KED t'i dërgojë Presidentit listën e kandidatëve sa më shpejt për vakancat e tjera.

Lajm i mirë: Parlamenti miratoi gjykatësin e GJK.  Tani ka nevojë edhe për një gjykatës për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Presim që KED t'i dërgojë Presidentit listën e kandidatëve sa më shpejt.

Kjo është një arritje e madhe e cila do e çojë vendin më afër BE-së dhe pasqyron bashkëpunimin e fortë midis KED, Presidencës dhe Parlamentit”, shkruan Kim.

 Nga ana tjetër, edhe Soreca apelon që KED duhet të përfundojë procesin pa vonesa.

Sot Parlamenti shqiptar ka emëruar Z. Altin Binaj si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke u bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias në qershor të kaluar muajit të kaluar.

Kjo sjell funksionalitetin e plotë të Gjykatës. Është thelbësore tani KED të përfundojë pa vonesë listat për anëtarët e tjerë që do të emërohen nga Presidenti. Funksionaliteti i plotë i Gjykatës është një hap kryesor për të kompletuar listën e kushteve të nevojshme për fillimin e KPGJ-së së parë për bisedimet e pranimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian”, shkruan ambasadori i BE.

Të fundit