Flash News

E-TJERA

Kuvendi miraton me 96 vota 'pro' Altin Binajn, anëtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese

Kuvendi miraton me 96 vota 'pro' Altin Binajn, anëtari i
Foto Ilustruese/ Altin Binaj

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar me 96 vota pro, Altin Binajn për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke përmbushur kështu 3 vakancat që i takojnë në këtë gjykatën Kushtetuese.

Lajmi është konfirmuar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili e cilësoi zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses si detyrë shtëpie.

“Parlamenti shqiptar ka votuar sot anëtarin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me 96 vota pro, mjaftueshëm për ta zgjedhur atë si anëtar të ri të GJK. Kjo është një detyrë shtëpie e rëndësishme për ndërtimin e institucioneve të reja të Drejtësisë”, shkruan Balla.

Përzgjedhja e anëtarit të 5-të të Gjykatës Kushtetuese, e sjell këtë Gjykatë një hap afër kthimit në funksionale, pasi nevojitet vetëm një anëtarë për plotësuar kuorumin prej 6 gjykatësish.

Emri i Altin Binajt erdhi në Kuvend pas vendimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi 3 ditë më parë. Binaj plotëson në Gjykatën Kushtetuese vakancën e mbetur pas shkarkimit i ish-anëtarit Fatos Lulo.

Kuvendit i është dashur ta shpallë tre herë këtë vend vakant, më 28 gusht 2018, 21 gusht 2019 dhe 29 shtator 2020. Dy proceset e para për plotësimin e vakancës dështuan pasi nuk kishte kandidatë. Sipas ligjit për Gjykatën Kushtetues, për një vend vakant duhen tre kandidatë, kusht që nuk është respektuar në rastin konkret për shkak të rrethanave, emergjencës dhe mungesës së kandidatëve që plotësojnë kushtet.

Kjo gjë u vu në dukje edhe gjatë seancës së sotme parlamentare, ku pati debate midis deputetit Ralf Gjoni dhe nënkryetares së Kuvendit Vasilika Hysi.

Të fundit