Flash News

E-TJERA

Anila Denaj tregon arsyen e shkarkimit të zv.ministres së Financave në Këshillin e Ministrave

Anila Denaj tregon arsyen e shkarkimit të zv.ministres së Financave
Ministrja e Financave, Anila Denaj dhe zv.ministrja e liruar nga detyra, Belinda Ikonomi

Ministrja e Financave, Anila Denaj ka zbardhur shkakun e lirimit nga detyra të zëvendëses së saj, Belinda Ikonomi.

Në një status në rrjetet sociale, Denaj sqaron se Ikonomi u lirua nga detyra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave për t'iu bashkuar familjes jashtë vendit.   

Një falënderim të veçantë për Zv.Ministren Ikonomi, për kontributin e dhënë për disa nga reformat kryesore në dobi të biznesit dhe nxitjes së investimeve në vend.

Me largimin jashtë vendit për t'iu bashkuar familjes, Belinda, lë pas një marrëdhënie të përmirësuar me biznesin dhe në finalizim një sërë nismash pro sipërmarrjes të filluara vitin e shkuar.
Suksese të mëtejshme Belinda!”, shkruan ministrja.

Të fundit