Flash News

E-TJERA

87% e shqiptarëve mendojnë se paratë e tyre shpërdorohen nga bashkitë, të pakënaqur me shërbimet

87% e shqiptarëve mendojnë se paratë e tyre shpërdorohen nga

Një anketë e zhvilluar në fillim të këtij muaji nga CoPlan mbi detyrimet tatimore që qytetarët shqiptarë paguajnë dhe se sa informacion kanë se ku shkojnë paratë e tyre, tregoi se gati 23% e tyre nuk ishin të informuar për llojet e taksave që paguanin.

CoPlan ka realizuar një tjetër anketë brenda muajit dhjetor për “Perceptimin qytetar mbi taksimin vendor dhe shërbimet publike”.

Sipas të dhënave të nxjerra nga përgjigjet e të anketuarve, referuar Scan Tv, rezulton se afro 87% e shqiptarëve mendojnë se taksat që ata paguajnë për bashkitë ku jetojnë shpërdorohen.

Pavarësisht këtij pecerpetimi, 94% e të anketuarve nuk kanë raportuar ndonjëherë për shpërdorimim e parasë, për shkak se mbizotëron ndjenja e frikës që raportimi të kthehet në një problem për vetë personin që raporton. Njëherazi, të anketuarit shprehen se nuk kanë besim që raportimi do të jetë efektiv.

Shqiptarët që kanë marrë pjesë në anketë mendojnë po ashtu se përgjatë vitit 2022, disa nga shërbimet publike të bashkive janë përkeqesuar, ku përfshijnë këtu strehimin social, shërbimet sociale, sigurinë publike, shëndetësinë, transportin publik, hapësirat publike artin, kulturën dhe sportin, ndërsa dy treguesit, më problematikë renditen menxhimi i mbetjeve dhe zhvillimi ekonomik vendor.

Të anketuarit shprehen të pakënaqur me shërbimet publike vendore përkundrejt rëndësisë që vlerësohet të jetë e lartë. Referuar raportit, oferta aktuale e shërbimeve publike vendore qëndron ndjeshëm nën pritshmëritë e të intervistuarve.

87% e shqiptarëve mendojnë se paratë e tyre shpërdorohen nga

Të fundit