Flash News

E-TJERA

Ankimimi i PD-së/ Kolegji Zgjedhor vendos sot për fatin e fletës së votimit, përcaktohet trupa e gjyqtarëve

Ankimimi i PD-së/ Kolegji Zgjedhor vendos sot për fatin e fletës

Kolegji Zgjedhor ka zgjedhur me short mëngjesin e sotëm trupën gjukuese për ankimin e Partisë Demokratike për fletën e votimit. Trupa gjykuese do të përbëhet nga Asim Vokshi, Esmeralda Ceka, Gentian Media, Manjola Xhaxho dhe Mirela Kolgjoka.

PD ankimoi vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve, i cili rrëzoi vendimin e KQZ-së dhe pranoi ankimimin e PS-së ku kërkoi një fletë votimi vetëm me numra dhe pa emrat e kanidatëve për deputet, siç kërkonte PD-ja.

Kolegji Zgjedhor pritet të marrë sot në orën 16:00 një vendim për fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit, nëse do rrëzojë vendimin e KAS apo jo.

Fleta e votimit është bërë shkak për një ngërç dyjavor të institucioneve që administrojnë procesin zgjedhor në vend.

Të fundit