Flash News

E-TJERA

Ankimimi i PS për fletën e votimit/ KAS hedh shortin, kush u zgjodh relator

Ankimimi i PS për fletën e votimit/ KAS hedh shortin, kush u zgjodh

Koli Bele është zgjedhur relator i ankimit të PS-së për fletën e votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, pas shortit të hedhur nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve.

KAS do të japë një vendim nëse do të rrëzojë ose jo ankesën e PS për fletën e votimit të miratuar dje nga KQZ, ku në të do të do të shëhohen dhe emrat dhe numrat e kandidatëve për deputet.

PS e ankimoi këtë vendim pasi kërkon që në fletën e votimit të shënohen vetëm numrat dhe jo emrat e kandidatëve. Nga ana tjetër edhe PD nuk ka qenë plotësisht dakord me fletën e votimit të kryeatrait të KQZ-së, Ilirjan Celibashit pasi ka kërkuar një fletë vertikale dhe jo horizontale.

Fleta e miratuar dje do të jetë në përmasat 29.7. X 60, do të jetë me emra dhe do të jetë fletë votimi horizontale. Madhësia e fletës do të jetë e njëjtë për çdo qark, si në Tiranë që ka numrin më të madh të kandidatëve, ashtu edhe në Kukës, apo qarqet e tjera më të vogla. Ajo që ndryshon është madhësia e shkrimit! Pra, emrat në kryeqytet janë me germa më të vogla për shkak se janë 36 kandidatë.

 

Të fundit