Flash News

E-TJERA

Apeli i rrëzoi kërkesën, Arbër Çekaj largohet nga seanca. Nuk do që të mbrohet më nga dy avokatët e tij

Apeli i rrëzoi kërkesën, Arbër Çekaj largohet nga

Gjykata e posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e Arbër Çekajt, i cili kërkonte të mos gjykohej me gjykim të shkurtuar.

Pas refuzimit të kërkesës Cekaj është larguar nga seanca duke deklaruar se nuk donte të mbrohej më nga dy avokatët Maks Haxhia dhe Neshat Fana.

Seanca e radhës u shty për në 7 maj ku Prokuroria do të paraqesë konkluzionet dhe gjykata do të japin vendimin.

Në shkallën e parë Çekaj është dënuar me 14 vite burg.

Arbër Çekaj është pronari “Arbën Garden”, magazinave brenda të cilave u kapën 613 kg kokainë dy vite më parë.

Kujtojmë që me 1 prill , babait të tij Selim Çekajt iu kapën 49 kg kokainë.

Të fundit