Flash News

E-TJERA

Apeli lë në burg Belerin, sekretari i OMONIA-s: Gjyqtarët janë nën trysni

Apeli lë në burg Belerin, sekretari i OMONIA-s: Gjyqtarët

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli foli për çështjen ‘Beleri’ dhe vendimin e Gjykatës së Apelit.

I ftuar në studion e emisionit “Open”, në News24,  Suli e quajti vendimin e Apelit si vendim politik, teksa shtoi se kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri nuk është arrestuar në flagrancë, por ka qenë duke konsumuar kafe me stafin e tij. Sipas tij gjyqtarët që kanë trajtuar dosjen e Belerit janë nën trysni.

“Është rasti i parë i një përgjimi që s’ka aparatin apo serinë. Ka shkelje të rënda dhe askush nuk e dëgjon. Të gjithë gjyqtarët janë nën trysni, janë edhe nën trysninë e politikës. Ligji nuk është opinion dhe kjo është fatkeqësi, Beleri po shpallet kriminel me prokuror publikë. Beleri nuk është arrestuar në flagrancë, por duke pirë kafe dhe duke ngrënë me stafin e vetë. Po mbajnë brenda dhe po mbajnë brenda një kandidat vetëm e vetëm se në sondazh rezultonte fitues. Vendimi është politik”, u shpreh Suli.

 

Të fundit