Flash News

E-TJERA

Apeli rikthen Dakon në qeli, por 9 ditët e mbetura të burgut do t’i kryejë në spital

Apeli rikthen Dakon në qeli, por 9 ditët e mbetura të burgut do

Prej ditës së djeshme, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ndodhet i shtruar në spitalin e Durrësit, në repartin e Infektivit, për shkak të problemeve shëndetësore.

Mësohet se Dako vuan nga aritmia, gjendje ankthi dhe hernie diskale.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit të GJKKO-së, e cila e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg, SPAK lëshoi menjëherë urdhrin për ekzekutimin e dënimit. Duke përfshirë periudhën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, Dakos i mbeten për të vuajtur vetëm 9 ditë burg.

Policia shkoi në banesën e tij për ta shoqëruar drejt qelisë, por për shkak të gjendjes shëndetësore ai u dërgua në spitalin rajonal të Durrësit dhe u shtrua pas vizitës mjekësore. Aktualisht, ai ndodhet nën mbikëqyrjen e Policisë së Burgjeve, ndërsa ekzekutimi i vendimit për të kryer 9 ditët e mbetura të burgut është bërë në spital.

 

 

Të fundit