Flash News

E-TJERA

Arbër Çekaj reagon pas arrestimit të babait: Po më masakroni familjen dhe na trajtoni si kulak, ai është profesor i nderuar

Arbër Çekaj reagon pas arrestimit të babait: Po më
Arbër Çekaj

Arbër Çekaj ka reaguar lidhur me arrestimin e babait të tij, Selim Çekaj, një ditë më parë. Ky i fundit u arrestua pasi iu gjetën 49 kg kokainë e fshehur në konteinerin me banane, që kishte destinacion firmën në Maminas, që administrohej nga ai. 

Arbër Çekaj ka thënë se po i masakrohet e gjithë familja, ndërsa është shprehur se babai i tij 72-vjeçar është një profesor i nderuar. Gjatë seancës në Gjykatën e Apelit, ai ka ngritur pretendimet se një klan i caktuar po tenton të përfshijë familjen e tij në trafikun e lëndëve narkotike.

“Po masakrohet gjithe familja ime. Babai im eshte 72 vjec, profesor i nderuar. Arrestuat babain e kulakut! Edhe brenda familjes nuk po na trajtojnë njëlloj. Mua ma çuan kontenierin në magazinë në Maminas, ndërsa babait ia hapën në port. Kjo tregon që është një klan i caktuar që kërkoj të përfshijë familjen tonë në trafik”, ka thënë Çekaj.

Ky i fundit u arrestua 3 vite me parë, pasi me të njëjtin skenar iu kapën 613 kg kokainë që vinte në një konteiner me banane Ekuadori me destinacion firmën që administronte në Maminas.

Të fundit