Flash News

E-TJERA

Ardi Veliu tregon çfarë u gjet brenda mercedezit pa targa: Kishte sende të kundraligjshme

Ardi Veliu tregon çfarë u gjet brenda mercedezit pa targa: Kishte

Drejtuesi i policisë Ardi Veliu në një dalje për median ka treguar versionin e ngjarjes së djeshme në Elbasan ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani. 

Veliu tregoi se brenda automjetit  tip ML Benz u gjetën sende të kundraligjshme që mund të përdoreshin për shit-blrerjen e votave.

“Nga këqyrja e automjetit  tip ML Benz pa targa, i gjetur në vendngjarje, grupi hetimor  nuk ka konstatuar sende të kundërligjshme apo të dyshuara se mund të përdoreshim për shitblerje të votës”, njoftoi Veliu.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 gëzhoja të kalibrave  9  dhe 11.1 milimetra,  4 predha,  tre furgonë me logo të subjektit politik Partia Demokratike, automjeti fuoristradë ML pa targa  dhe një automjet tjetër tip Benz, 11 telefona celular, pamje filmike, tregoi ndër të tjera drejtuesi i policisë.

 Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale shtetasit Arbër Paplekaj i është sekuestruar edhe një armë zjarri e tipit “Glock” .

“Këto prova po i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore.

 Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, nga grupi i posaçëm hetimor vijon puna intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, tha ndër të tjera Veliu.

Të fundit