Flash News

E-TJERA

Ardian Bajrami zgjodhi Zvicrën, reagon Silvinjo: Folëm për 30 minuta në telefon

Ardian Bajrami zgjodhi Zvicrën, reagon Silvinjo: Folëm për 30

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo ka folur mbi rastin e mbrojtësit Ardian Bajrami, i cili kishte marrë ftesë nga Shqipëria, por vendosi të luajë për Zvicrën.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të ashpra nga tifozët kuqezi, por përzgjedhësi Sylvinho theksoi qartë perspektivën e tij.

“Sa i përket Ardian Bajramit, ne i kishim dërguar listën e pritjes së lojtarëve më 17 gusht. Nga atë kohë nuk kemi marrë ndonjë njoftim nga klubet”.

Pas publikimit të listës përfundimtare, nuk pati ndryshim. Më pas, dikush nga Federata më njoftoi se Bajrami kishte zgjedhur Zvicrën. Folëm për 30 minuta në telefon, por nuk mund të zbuloj detajet e bisedës. Është diçka që ndodh me çdo kombëtare në botë. I uroj çdo të mirë lojtarit dhe nuk ndihem përgjegjës për zgjedhjen e tij. Mundohem të bëj më të mirën për grupin që kam në dispozicion”, tha Silvinjo.

 

Të fundit