Flash News

E-TJERA

Arjan Sala shpallet "Dëshmor i Atdheut"; shpëtoi kolegët, por nuk arriti të dilte nga magazina e përfshirë nga flakët

Arjan Sala shpallet "Dëshmor i Atdheut"; shpëtoi
Arjan Sala

Arjan Sala është shpallur "Dëshmor i Atdheut". I riu shpëtoi jetën e kolegëve të tij, por nuk arriti të dalë nga magazina, e cila u përfshi nga flakët. Titulli është firmosur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ngjarja ndodhi në datën 24, ku në katin e nëndheshëm të qendrës tregtare në hyrje të Tiranës, ra zjarr, i cili dyshohet se u shkaktua nga një shkëndijë elektrike.

Flakët u shuan me vështirësi, pasi magazina ishte e mbushur me sende, të cilat vijonin të digjeshin. Shtëllungat e mëdhaja të tymit vështirësuan punën e zjarrfikësve, të cilët arritën ta nxirrnin trupin e pajetë të të riut ditën e tretë.

Familjarët pretenduan se puna që u bë nga strukturat përgjegjëse nuk ishte në nivelet e duhura. Ekspertiza tregoi se Sala kishte humbur jetën pas 24 orësh.

 

Të fundit