Flash News

E-TJERA

‘Arrest me burg’ për Belerin, avokati: Arrestimi për motive politike, veprime të simuluara nga policia

‘Arrest me burg’ për Belerin, avokati: Arrestimi për

Avokati i Fredi Belerit foli për mediat pas përfundimit të seancës ku u dha vendimi për arrestin me burg për kandidatin e “Bashkë Fitojmë”.

Sipas avokatit brenda 10 ditësh kur aktet të shkojnë në GJKKO, SPAK mund të flasë dhe ata presin që arrestimi të jetë i paligjshëm.

“Arresti ishte për motive politike dhe se u konsiderua i ligjshëm. Caktuan SPAK-un për kompetencë.

Brenda 10 ditëve do të bëhet vlefshmëria e një akuze të re ndoshta. Nuk u faktuan akuzat. Ne nuk ishim në kushtet e flagrancës. Ishin komplet veprime të simuluara nga policia që ka përdorur një individ”.

Seanca e radhës do të kryhet në Tiranë, ndërsa vetë Beleri nuk është vënë në dijeni për vendimin sepse ndodhet në spital në gjendje të rënduar shëndetësore dhe psikologjike.

 

 

Të fundit