All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Gjykata e Vlorës lë në burg Fredi Belerin, kalon dosjen në SPAK

All - Paragraf - 1

Gjykata e Vlorës lë në burg Fredi Belerin, kalon dosjen në

Fredi Beleri, kandidat i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për bashkinë e Himarës lihet në burg.

All - Paragraf - 3

Gjykata e Vlorës caktoi sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ ndaj tij, pas arrestimit një ditë më parë me akuzën për blerje votash. 

Mbi këtë akuzë, trupi gjykues ka shpallur moskopetencë duke ia kaluar dosjen nga Belerit Prokurorisë së Posaçme.

Avokati i tij, Romarjo Meminaj deklaroi një ditë para se të jepej masa e sigurisë se policia nuk është korrekte kur thotë “arrestim në flagrancë” pasi efektivët e kanë kapur në një lokal ku po darkonte me miqtë dhe ka dalë jashtë për të biseduar me ta, gjë që sipas tij është normale në kohë fushate.

Beleri u arrestua gjatë orëve të para të mëngjesit të së premtes, në ambientet e restorantit të tij në Himarë.

Ai u shoqërua nga efektivë të prokurorise Vlorë, në drejtim të komisariatit dhe më pas u transferua në komisariatin e Vlorës.

Bashkë me Belerin u shoqëruan dhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve bën pjesë në shtabin e Fredi Belerit. Personi në fjalë vuante nga problemet e zemrës, dhe disa orë pas shoqërimit të tij në polici është thirrur ambulanca që e ka marrë dhe e ka transferuar drejt spitalit pasi ka shfaqur probleme.

Pas tre orësh nga shoqërimi u lirua avokati personal i Fredi Belerit si dhe njëri prej të shoqëruarve.

 

Të fundit