Flash News

E-TJERA

Arrest në burg apo arrest shtëpie, çfarë mase do të kërkojë SPAK për Berishën

Arrest në burg apo arrest shtëpie, çfarë mase do të

Prokurori i SPAK, Arben Kraja nuk dha një përgjigje konkrete se çfarë mase do të kërkohet ndaj kryedemokratit Sali Berisha në Gjykatë.

I pyetur nga Enkelejd Alibeaj, ai tha se do të jetë vendimmarrje e dy prokurorëve.

Enkelejd Alibeaj: Arrest në burg apo arrest në shtëpi, janë masa ekuivalente apo kanë difference nga njera tjetra? Doja të dija prej jush cilat janë opsionet që keni ndërmend përderisa keni ardhur në Parlament.

Arben Kraja: Arrest në burg apo arrest në shtëpi janë të ndryshme. Kemi kërkuar leje për të dyja, pastaj në varësi të vendimmarrjes sonë, do ti kërkojmë gjykatës njërën nga ato. Se çfarë do të bëjë gjykata pastaj është histori tjetër.

Të fundit