Flash News

E-TJERA

Arrestimet në Gjykatën e Krujës, Berisha: SPAK ka kursyer zyrtarë të PS, Rama bllokoi dosjen e Plarent Dervishajt

Arrestimet në Gjykatën e Krujës, Berisha: SPAK ka kursyer

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar operacionin e fundit të SPAK, i cili lëshoi dhjetë urdhër arrestesh për zyrtarë të Gjykatës së Krujës për korrupsion.

Mes tyre u arrestua  gjyqtarja Enkelejda Hoxha, kryesekretarja e gjykatës, Manuela Mallkuçi dhe avokati Aldo Tabaku.

Në një intervistë në RTV Ora, Berisha tha se Prokuroria e Posaçme ka kursyer shumë politikanë dhe qeveritarë të PS.

Duke mbështetur çdo përpjekje për zbatimin e ligjit, gjykoj se SPAK deri më sot ka kursyer, në kundërshtim me ligjin, çdo politikan, qeveritar të PS për të cilët ka patur dosje të qarta si kristali. Si kundër, ka përdorur mekanizma për të nxjerrë jashtë juridiksionit dhe mos dënuar banda nga më kryesoret. Natyrisht, unë mbështes dhe do mbështes çdo akt të zbatimit të ligjit në këtë vend“, u shpreh ish kryeministri.

Më tej, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë e tij se pengoi dërgimin e dosjes së Plarent Dervishajt, ish-anëtar i Bandës së Durrësit, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Si kundër, nuk mund të mos kujtoj këtu se kanë kaluar pa u vënë re, bllokimi i dosjes së Plarent Dervishit. Një nga aktet më të rënda në historinë e qeverisjes së vendit. Ishte SPAK që komunikoi urdhër-arrestin. Me bujë të madhe u njoftua se Plarent Dervishi u arrestua në Emiratet e Bashkuara. Por Beti, dosja që kishte një mekanizëm për të ndihmuar Plarent Dervishin.

 Dhe mekanizmi ishte, të mos dërgohej dosja në Emiratet e Bashkuara. Kush e dërgon dosjen? Janë dy institucione. Është Ministria e Drejtësisë ajo e cila, në këto raste, përfaqëson qeverinë dhe shtetin shqiptar. Pra, është de facto Edi Rama, i cili për qëllime elektorale bllokoi dosjen dhe nuk lejoi dërgimin e saj. Edhe Prokurori i Përgjithshëm, por me kompetencat e reja nuk jam i sigurt nëse është apo jo detyrë e tij”, tha Berisha.

Të fundit