Flash News

E-TJERA

"Arrestimi i Berishës do t'u kthehet në boomerang", Baçi: Opozita do të jetë më e fortë

"Arrestimi i Berishës do t'u kthehet në boomerang",

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i ftuar  në “Euronews Albania”, është shprehur se me ish-kryeministrin Sali Berisha në “arrest shtëpie” goditet opozita.

Baçiku tha se edhe kërkesa e parë e SPAK duhet të kalonte përmes Parlamentit, pasi sipas tij, u shkel Kushtetuta. Gjithashtu ai theksoi se arrestimi i Berishës do u kthehet në boomerang dhe sipas tij, opozita do jetë më e fortë.

Nëse kërkesa e parë e SPAK do të kalonte përmes Parlamentit, ishim plotësisht dakord. Pse nuk pranoni që është shkelur Kushtetuta. Nuk kam thënë unë me Berishën në shtëpi nuk ka opozitë.

Thashë cënohet opozita, por jo nuk ka opozitë. Do u kthehet në boomerang, me Berishën në shtëpi do të jetë më e fortë opozita. Çdo lloj vendimi që merr SPAK goditet opozita, se sulm ndaj opozitës është”, tha Baçi.

Të fundit