Flash News

E-TJERA

Arrestimi i kryebashkiakut Tushe, Yuri Kim: Nëse jeni të përfshirë në korrupsion është koha për të shqyrtuar nëse ia vlen të shkosh në burg

Arrestimi i kryebashkiakut Tushe, Yuri Kim: Nëse jeni të

Ambasadorja e ShBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut të Lushnjës, Fatos Tushe dhe zyrtarëve të tjerë, në operacionin masiv antikorrupsion të SPAK.

Në një postim në rrjetet sociale, diplomatja amerikane shkruan se nëse jeni të përfshirë në korrupsion, tani është koha të shqyrtojmë nëse ia vlen të shkosh në burg. Ajo thekson se askush nuk është mbi ligjin.

"Nëse jeni të përfshirë në korrupsion - pa marrë parasysh sa të fuqishëm mendoni se jeni - tani është koha të konsideroni ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha të shqyrtojmë nëse ia vlen të shkosh në burg. Tani është koha për të ndaluar. Askush nuk është mbi ligjin." shkruan Yuri Kim.

Të fundit