Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Lefter Kokës, Kryemadhi: Ka akoma shumë të tjerë, majtas e djathtas

Arrestimi i Lefter Kokës, Kryemadhi: Ka akoma shumë të

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi,ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka, në kuadër të hetimit për Inceneratorët.

Në një postim në Facebook,Kryemadhi teksa ndan foto nga kallëzimi penali dorëzuar ndaj ish-ministrit dhe të tjerëve të akuzuar, tregon se ka edhe shumë të tjerë, majtas e djathtas.

“Ka akoma dhe shumë të tjerë, majtas e djathtas. Janë të gjithë në provë, përballë provave të pa kontestueshme!”, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Kujtojmë se ishte LSI-ja ajo që dorëzoi kallëzim penal ndaj Lefter Kokës, Alqi Bllakos dhe Armando Subashit për të hetuar shkeljet e tyre lidhur me Inceneratorët.

Të fundit