Flash News

E-TJERA

Arrestimi i Oltion Bistrit, një javë më parë u emërua në Drejtorinë e Krimeve

Arrestimi i Oltion Bistrit, një javë më parë u emërua

Një operacion është organizuar gjatë  mbrëmjes së djeshme nga Policia e Shtetit në disa qytete të vendit, ku u arrestuan eksponentë të krimit të organizuar, zyrtarë të Policisë së Shtetit si edhe prokurorë të implikuar me krimin.

Mes tyre ra në pranga edhe zyrtari i lartë i policisë, Oltion Bistri.

Kujtojmë se pak ditë më parë ishte emëruar në Drejtorinë e Krimeve duke u shkaktuar si Shef i Operacionales, detyrë që e mori në vjet në shkurt.

Oltion Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit.

Bistri ka qenë gjithashtu edhe shef i Komisariatit nr.2 në Tiranë, ndërsa tani do të mbajë detyrën e drejtorit në Drejtorinë e Forcave të Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.



 

Të fundit