Flash News

E-TJERA

Megaoperacion nga Tirana në Shkodër, arrestohen policë, biznesmenë dhe një prokuror

Megaoperacion nga Tirana në Shkodër, arrestohen policë,

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion në disa qytete të vendin, në sajë të të cilit ka vënë në pranga policë, biznesmenë dhe një prokuror.

Mësohet se në këtë aksion, në pranga ka përfunduar drejtuesi i prokurorisë së rrethit Kukës Xhevahir Lita dhe ish-kreu i Forcave Operacionale, Olti Bistri.

Bistri në vjeshtën e vitit 2021 ka qenë më detyrë në Policisë e Lezhës, ndërsa më herët ka drejtuar edhe Policisë e Durrësit si dhe ka drejtuar Komisariatin Nr.2 në Tiranë.

Në mesin e të arrestuarve është dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, i cili është i njohur për lidhje me politikën.

Ende nuk ka detaje se çfarë shkeljesh kanë kryer këta persona. Aksioni është ende në vijim dhe pritet që të lëshohen të tjera urdhër-arreste. 

 

 

 

 

Të fundit