Flash News

E-TJERA

Arrestohen dy vëllezërit “skifterë” në Durrës

Arrestohen dy vëllezërit “skifterë” në

Policia e Fierit ka arrestuar dy vëllezër, pasi kanë tentuar të vjedhin një biznes.

Mësohet se dy vëllezërve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjetet, levë dhe kaçavidë, që po përdornin ata, për të thyer derën e biznesit.

Gjatë patrullimeve 24/7, në të gjithë territorin e qarkut, me qëllimin madhor garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Patrullës së Përgjjthshme të Komisatiatit të Policisë Fier, mbrëmjen e djeshme, kanë konstatuar 2 shtetas që po tentonin të vidhnin me thyerje, në një biznes në lagjen “Apollonia”.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, janë kapur dhe vënë në pranga këta 2 shtetas, konkretisht: 28 vjeç dhe 25 vjeç, vëllezër, të dy banues në Fier, si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, mjetet (levë dhe kaçavidë) që po përdornin ata, për të thyer derën e biznesit.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Të fundit