Flash News

E-TJERA

Arrestohen në Tiranë dy të shpallurit në kërkim, ja për çfarë akuzohen

Arrestohen në Tiranë dy të shpallurit në kërkim, ja

Dy shtetas janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzhen për vepra të ndryshme penale.

Blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë një 51-vjeçar, pasi akuzohet për “Ngacmim seksual” dhe një 22-vjeçar i cili akuzohet për veprën penale” Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

“Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, si rezultat i kontrolleve, janë kapur dhe ndaluar shtetasit:

– S. E., 51 vjeç, banues në Tiranë, shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmimi seksual”;

– K. G., 22 vjeç, banues në Krujë, shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”,- njofton Policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Të fundit