Flash News

E-TJERA

Arrestohen tre kontrollorët/ Çfarë parashikon ligji për "shpërdorim detyre", punonjësit rrezikojnë burg

Arrestohen tre kontrollorët/ Çfarë parashikon ligji për
Foto ilustruese

Policia ka arrestuar tre kontrollorët, të cilat u shoqëruan mbrëmjen e djeshme dhe nuk u lanë të lirë siç ndodhi me kolegët e tyre. Flora Ndrecës, Armand Fezgës (kryetar i sindikatës) dhe Muhnir Mezinit iu është komunikuar masa e arrestit.

Tre kontrollorët pretendohet se janë edhe ogranizatorët e protestës, ku kërkohet përmirësim i kushteve të punës dhe pagave.

Mbi ta rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës. Më herët, avokati i tyre  tha se akuza e shpërdorimit të detyrës nuk mund të qëndrojë, me argumentin se, kontrollorët nuk janë punonjës të administratës publike, ndërsa shtoi se Albcontrolli është sh.a, dhe i pavarur nga shteti.

Sipas nenit 249 të Kodit Penal, personat që kanë shpërdoruar detyrën mund të gjobiten ose të dënohen deri në 7 vite burg. Prokuroria ka marrë nën hetim çështjen, ku ka sekuestruar dokumentacionin e nevojshëm.

Arrestohen tre kontrollorët/ Çfarë parashikon ligji për

 

Të fundit