Flash News

E-TJERA

Tiranë/ Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje - EMRAT

Tiranë/ Arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje - EMRAT

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohen për armëmbatje pa leje.

Në pranga është vënë shtetasi Silveste Sylaj, 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje me dhunë.Ai është kapur në rrugën “Ibrahim Rugova”, me një armë zjarri pistoletë me fishek në fole, që e mbante në brez.

Gjithashtu është arrestuar edhe Erjon Tafilaku, 35 vjeç, i cili shoqëronte 30-vjeçarin.

Arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar së bashku me municionin luftarak. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

Të fundit