Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Francë bashkëpunëtori i Ervis Martinajt

Arrestohet në Francë bashkëpunëtori i Ervis Martinajt

Ka përfunduar në pranga në Francë Behar Bajri, i njohur si ish-bashkëpunëtor i Ervis Martinajt.

Arrestimi i Bajrit u bë pasi ishte i shpallur në kërkim nga SPAK së bashkë me 8 të tjerë, të dyshuar për për 12 vepra penale, mes tyre grup i strukturuar kriminal, vrasje me dashje, korrupsion, pastrim parash e shpërdorim detyre.

Bajri është arrestuar nga një operacion i zhvilluar në bashkëpunim me policinë shqiptare

Referuar komunikimeve, ka rezultuar se Bajri ka komunikuar me Ervis Martinajn, ku kanë shkëmbyer objektivët e tyre. Behar Bajri dhe Denis Borici ekzekutuan Gjin Boriçin për interes të Martinajt dhe ky i fundit do të eliminonte Kleanth Musabelliun, vrasje e cila nuk u realizua.

Njoftimi i policise:

Kapet në Francë, me qëllim ekstradimin, njëri prej shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.

Në vijim të punës gjurmuese dhe kërkimore, si dhe bashkëpunimit me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, mesditën e sotme, falë inteligjencës policore të siguruar nga Policia e Shtetit, shkëmbimit në kohë reale të informacionit, nëpërmjet oficerëve të kontaktit të Policisë së Shtetit dhe Policisë Franceze, si dhe koordinimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Parisit, u bë e mundur kapja në Francë, nga Policia franceze, e shtetasit shqiptar B. B., 43 vjeç.

Kapja e këtij shtetasi u bë me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe me Interpol Parisin, vijojnë punën për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë, të 43-vjeçarit.

 

Të fundit