Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Itali shqiptari i shumëkërkuar për vrasje

Arrestohet në Itali shqiptari i shumëkërkuar për vrasje

Është vënë në pranga një 54-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim për vrasje me paramendim në Ostia të Italisë.

I arrestuari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, akuzohet për një vrasje me paramendim e kryer në Belgjikë në vitin 1999.

Mediat italiane shkruajnë se 54-vjeçari u arrestua pas kontrollit në rrugë dhe identifikimit të mëpasshëm me sinjalistikë fotografike.

Arrestimi u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Belgjikës.

Të fundit