Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Peqin 52-vjeçari i dënuar në Itali për trafik droge (EMRI)

Arrestohet në Peqin 52-vjeçari i dënuar në Itali për

Një 52-vjeçar i dënuar për trafik droge në Itali është arrestuar nga Policia në Peqin.

Bëhet fjalë për shtetasin, Rudin Gripshi, banues në Peqin, i dënuar në Itali me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 65”. Gjatë këtij operacioni, u kap në Peqin, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi: Luan Gripshi alias Rudin Gripshi, 52 vjeç, banues në Peqin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Venecia, me vendimin e datës 03.04.2023, e ka dënuar me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.

 

Të fundit