Flash News

E-TJERA

Arrestohet në Spanjë i shumëkërkuari Lulzim Berisha

Arrestohet në Spanjë i shumëkërkuari Lulzim Berisha

Policia spanjolle ka arrestuar Lulzim Berishën. Ish-kreu i Bandës së Durrësit u arrestua në kuadër të operacionit të përbashkët “Sant Joan” mes policisë shqiptare dhe asaj spanjolle.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit Vijojnë operacionet dhe bashkëpunimet e sukskeshme me homologët, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Finalizohet operacioni policor i koduar “Sant Joan”.

Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha.

Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

Të fundit